Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, tha se Real Madrid ka “një ekip të ri me trajnerin të mirë në botë”. Ai këtë e tha gjatë takimit vjetor të klubeve të Real Madridt, që u zhvillua në kryeqytetin spanjoll.
“Në këtë vit ne e kemi fituar Kupën e Mbretit dhe në sezonin e ardhshëm do të kërkojmë për më shumë sukses, por këtë sukses e arrijmë nëse ne e kemi mbështetjen e publikut. Ne kemi një ekip të ri me trajnerin më të mirë në botë, por ju, në Real duhet të ruani vlerat e një klubi që është i juaji dhe ju duhet të mbeteni në të përgjithmonë”, tha Perez.
Presidenti i “Los Blancos” ishte gjithashtu krenar për rolin që kanë luajtur në këtë sezon në radhët e të rinjve tek Real Madrid. “Ne besojmë në përpjekje, përkushtim dhe talentë dhe, në veçanti, në punën grupore. Lojtarët e akademisë e dinë kur ata vijnë këtu, që një gjë e karakterizon këtë institucion, e ajo është etja për fitoret dhe tituj“, tha ai.
Florentino Perez falënderoi anëtarët e klubit për praninë e tyre në këtë takim dhe i inkurajoi ata për të shkuar në ndeshjen që zhvillohet midis gjeneratave më të hershme të Real Madridit dhe Bayern Munich, sot në Santiago Bernabeu.
Sunday, 05 June 2011 18:53