Sipas shtypit anglez, Manchester United është shumë afër transferimit të sulmuesit kilian Alexis Sanchez. Sipas këtyre burimeve, Barcelona ka qenë në kulmin e bisedimeve për ta blerë Sanchezin, mirëpo oferta prej 25 milionë funte ka arritur prej Old Traffordit, duke prishur bisedimet katalunase.
Nga gara për Sanchezin kanë rënë edhe Manchester City, Inter dhe Juventus.
Ndërsa mbrojtësi i Anglisë e ka sulmuar trajnerin e tij, Fabio Capello, i cili ka fajësuar lodhjen për barazimin kundër Zvicrës, ndërsa Terry thotë se lodhja nuk është arsye për këtë barazim.
“Lodhja nuk është arsye, ne nuk kemi shkuar atje të qëndrojmë dhe të themi që jemi të lodhur, ne jemi shumë të pakënaqur për dy golat”, tha Terry për ITV.
Sunday, 05 June 2011 16:06