Marca.com ka publikuar një artikull ku thuhet se Real Madridi ka vendosur për t’i shitur disa lojtarë “të panevojshëm” dhe nga ky operacion i shitjes klubi shpreson t’i fitojë 90 milionë.
Reali ka nevojë për të shitur disa lojtarë, për të ndërtuar ekipin, sepse momentalisht i ka 27 lojtarë, ndërsa me paratë e fituara duhet të investojë në blerjet e reja.
Ka 7 lojtarë të cilët mund të largohen, mirëpo 5 prej tyre të shiten me aq vlerë sa kanë, e ata janë Kaka (40 milionë), Lass (20 milionë), Gago (12 milionë), Garay (10 milionë), Pedro Leon (8 milionë), por edhe raste të tjera që mund të ndodhin, bëhet fjalë për Canales, Mateos dhe Drenthe.
Klubi mbretëror do të përfitonte shumën e lartpërmendur, pasi që vitin e kaluar fitoi shumë pak me shitjen e lojtarëve: VdV (10 milionë, Totenham), Soldado (3 milionë, Valencia), Rodrigo (Benfica, 6 milionë) dhe Marcos Alonso (2,5 milionë, në Bolton).
Sunday, 05 June 2011 13:11