Tinejxheri sensacional shqiptar, Xherdan Shaqiri, besohet të jetë shndërruar në një prej synimeve kryesore të Sir Alex Fergusonit, pasi besohet që skocezi është fascinuar nga paraqitja e tij në fanellën e Zvicrës, në barazimin prej 2-2 ndaj Anglisë.
Caughtoffside shkruan se 19-vjeçari pritet të largohet gjatë verës nga Baseli dhe një prej destinacioneve të mundshme është Manchester United, ku Shahqiri shihet si zëvendësues i Ryan Giggs.
Për të shmangur interesimin e Liverpoolit, Juventusit dhe skuadrave të shumta nga Bundesliga, United është i gatshëm t’i ofrojë Baselit 10 milionë funte.
Pos tjerash, Manchester United mendon që të ofrojë edhe anësorin francez Gabriel Obertan në ofertën për Shaqirin, i cili mund ta shohë veten shumë lehtë në Old Trafford sezonin e ardhshëm.
Sunday, 05 June 2011 13:06