Pas humbjes së finales së Ligës së Kampionëve, sulmuesi i Manchester United po mendon të gjejë zgjidhjen e një problemi që e ka pasur prej kohësh – “flokët” e tij.
Rooney ka qenë në një klinikë private në Angli, në të cilën ka bërë një transplantim flokësh. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë sulmuesi i Manchester United.
Në anën tjetër skuadra turke e Galatasarayt ka hedhur vështrimin e saj tek dy bomberat e Evropës, përkatësisht kah Didier Drogba dhe Diego Alberto Milito. Drejtuesit e skuadrës i kanë premtuar ekipit për një lojtar të madh.
Pas këtij premtimi drejtuesit e skuadrës turke janë vënë pas sulmuesve të Interit dhe Chelseat. Milito mund të largohet nga Interi, pasi me shumë mundësi do të transferohet Sanchez dhe disa lojtarë të rinj dhe nuk do të ketë më hapësirë për “princin” e Interit.
E njëjta gjë po ndodh edhe me Drogban, i cili pas shumë vitesh në Londër dhe pa arritur asnjë sukses evropian, duket se është lodhur tashmë, duke mos triumfuar, dhe kjo gjë mund të sjellë edhe largimin e tij.
Sunday, 05 June 2011 11:37