Federata Ndërkombëtare e Historisë së Futbollit dhe Statistikës, të martën ka publikuar raportin vjetor për ligat më të forta në botë, duke e emëruar Ligën Premier si ligën më të mirë në botë.
Më meritore për këtë pozitë të Ligës Premier është paraqitja e jashtëzakonshme e skuadrave angleze në sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve.
Një rënie shokuese ka pësuar La Liga, e cila është renditur e katërta. Sipas IFFHS kjo ka ndodhur për shkak se klubet spanjolle nuk kanë qenë aq kompetitive në sezonin e kaluar, duke u paraqitur dobët në Ligën e Kampionëve dhe Kupën UEFA.
Italianët janë përmirësuar dukshëm nga viti i kaluar, duke zënë pozitën e dytë. Skuadrat e Serie A kanë shfaqur performanca shumë të mira në këtë vit, sidomos me rikthimin e Juventusit në Ligën e Kampionëve.
Vendin e tretë në botë e ka zënë Primera Divisioni i Argjentinës, pas suksesit që kanë arritur skuadrat argjentinase në garat e ndryshme gjatë vitit 2008.
Dhjetë ligat më të mira në botë sipas IFFHS:
1. Liga Premier (Angli)
2. Serie A (Itali)
3. Primera Division (Argjentinë)
4. La Liga (Spanjë)
5. Bundesliga (Gjermani)
6. Ligue 1 (Francë)
7. Brasileiro Serie A (Brazil)
8. Primera Divisioni i Meksikës
9. Liga Sagres (Portugali)
10. Liga Premier e Ukrainës
|
|
Sunday, 05 June 2011 10:16 Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »