Italia ka shënuar fitore të lehtë 3-0, kundër Estonisë, në kuadër të Grupit C të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2012. Në minutën e 21-të, Giuseppe Rossi shënon për epërsinë e parë të klubit të tij në këtë takim. Në minutën e 39-të Cassano e dyfishon epërsinë e Italisë.
Me epërsi prej 2-0 të Italisë përfundon dhe pjesa e parë. Edhe në pjesën e dytë Italia ishte dukshëm më e mirë se Estonia dhe në minutën e 68-të Pazzini trefishon epërsinë e kombëtares së tij. Edhe Bjellorusia është shndërruar në një mace të zezë për Francën, duke barazuar 1-1 me kryesuesit e grupit D, në ndeshjen e zhvilluar në Minsk. Në fakt, të dy golat e takimit mbajnë firmat e “gjelave”, pasi më pare Eric Abidal shënoi një autogol 20′, por dy minuta me pas, Florent Malouda 22′ barazoi rezultatin. Franca tashme kryeson me 13 pikë, ndërsa Bjellorusia në vend të dytë, me 9 pikë.
Po ashtu, Rumania ka shpartalluar Bosnje-Hercegovinën me rezultatin 3-0 duke treguar se nuk ka hequr dorë nga vendi i dytë në grup.
Në rast se Shqipëria do të fitojë në Bosnje do të ngjitej në vendin e dytë me 11 pikë.
Rumania ka shpartalluar Bosnje-Hercegovinën me rezultatin 3-0 duke treguar se nuk ka hequr dorë nga vendi i dytë në grup.
Rumunët zhvilluan një lojë superiore në të gjitha drejtimet duke neutralizuar më së miri lojtarët e rrezikshëm të ekipit boshnjak, por edhe duke dalë shpejt në kundërsulme.
Golat për skuadrën e teknikut Razcan Lucescu u shënuan nga Adrian Mutu 37, dhe dopietë e Marica 41, 55.
Me ketë fitore Rumania parakalon Bosnjën me pikë, ndërsa këta të fundit në ndeshjen e radhës do të jenë moral përtokë përballë përfaqësueses kuqezi.
Edhe Gjermania ka shënuar edhe fitoren e gjashtë në gjashtë ndeshje në kuadër të Grupit A të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2012 kundër Austrisë.
Në minutën e 44′ Mario Gomez dërgon Gjermaninë në epërsi në fund të pjesës së parë.
Pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë Arne Friedrich shënon një autogol për ta barazuar rezultatin.
Në vazhdim Gjermania luajti më mirë, por edhe Austria zhvilloi një ndeshje për t′u pasur zili dhe pati disa raste të mira për shënim.
Në fund të takimit Philip Lahm asiston deri te Mario Gomez i cili shënon golin e tij të dytë personal në këtë takim dhe të dytin për kombëtaren e tij.
Me këtë fitore Gjermania është bindshëm në vendin e parë të grupit A ku nga gjashtë takime ka arritur gjashtë fitore dhe mbledh plotë 18 pikë.
Saturday, 04 June 2011 13:40