Gjatë një konference për shtyp me rastin e botimit të librit të Zinedine Zidane, “Zidane”, eleganca e thjeshtë e heroit tha se Real Madrid nuk do të ndalet deri sa ta arrijë titullin e dhjetë në Champions Leauge.
“Goli në Glasgoë i Zidanes është ndër më të mirët ndonjëherë. Ne kemi nëntë tituj në Champoions Leauge dhe të gjithë e dinë se ne jemi të synimit ta rrisim këtë shifër“, tha presidenti i Real Madridit gjatë fillimit të konferencës për biografinë e Zizous.
“Duke qenë president i Real Madridiy mund të kesh me mijëra emocione, gëzime dhe nganjëherë hidhërim të thellë. Por, ka momente kënaqësie, siç ishte për mua dita kur nënshkrova me Zidanen, i cili ishte strategjik në atë projekt që filloi në vitin 2000”.
“Nënshkrimi i tij ishte bërë një ankth dhe një ëndërr për mua”, tha Florentino Perez. “Ai na dha më shumë nga ç`kishim pritur ne, vetë Zidane e di më mirë se kushdo. Por, në fund ai erdhi në shtëpi, është në Bernabeu”.
Thashethemet që e vënë Agueron në Madrid dhe Higuainin jashtë Realit, i ka qartësuar vetë sulmuesi i Realit. Gonzalo Higuain tha se vetëm një i verbër nuk e do “El Kun” në ekip.
Sipas Higuain, Aguero do të përshtatej në mënyrë të përkryer me ekipin: “Ju duhet të jeni një i verbër nëse nuk e dëshironi Agueron në ekip”, tha Higuain për Futboll TV, në Argjentinë.
“Unë do të jam këtu deri sa e shoh veten të përgatitur. Kjo është kur je tek Reali dhe duhet të luash me tërë potencialin. Dhe unë e bëjë atë pa presion, duke e ditur se Reali është ekipi më i mirë në botë”, pohoi sulmuesi argjentinas.
“Unë jam shumë i lumtur dhe unë kam shumë më tepër për të dhënë në Real Madrid. Këtë vit ju mund të fitoni tituj dhe të luani me yjet që kurrë nuk ke menduar se do të luash. Unë do ta gëzoj atë, ndërsa ajo do të zgjasë”, tha sulmuesi i cili tani mendon për Copa America.
Saturday, 04 June 2011 13:15