Fabio Capello është drejtuar nga sulmuesi Darren Bent i Aston Villas, pasi sipas tij mund të luajë një rol të rëndësishëm në kualifikimin e Anglisë në Euro 2012-ën në Ëembley të shtunën kundër Zvicrës.
Me Rooneyn të pezulluar dhe Jarmaine Defoen e dëmtuar, italiani i ka kthyer sytë nga ish-lojtari i Sunderlandit dhe ylli i Tottenhamit, ndërsa Anglia kërkon fitoren e katërt.
Capello ka thënë: “Unë e njoh atë shumë mirë, në kutinë ku sheh topin, ai shënon gola, shpresoj se të shtunën do të bëjë të njëjtën gjë.”
“Në karrierën time si trajner kam vënë re se disa lojtarë nuk kanë qenë shumë të mirë në moshën 20, 21 apo 22, por përmirësohen më vonë. Për ne është e rëndësishme që Bent është përmirësuar dhe ka shënuar shumë gola”, ka shtuar Capello.
Ndërsa, John Terry ka këmbëngulur se nuk ka asnjë problem midis tij dhe Rio Ferdinandit, në prag të kualifikimit për Euro 2012-n kundër Zvicrës.
Ndeshja me Zvicrën do të jetë e para për mbrojtësin e Manchester Unitedit, që pas dëmtimit të këtij viti kur kapiten në vend të tij u bë Terry.
Ferdinandi thuhej të kishte pakënaqësi me mënyrën se si bosi i Anglisë, Fabio Kapello, e përballoi situatën atëherë.
Por, Terry thotë se marrëdhënia e tij me shokun e tij të skuadrës është e mirë, si përherë, dhe se është i kënaqur që 32-vjeçari do të jetë përkrah tij në mbrojtje.
“Jam i gëzuar që ai po kthehet shëndosh e mirë pas dëmtimit, dhe se do të jetë bashkë me mua nesër”.
I pyetur nëse Ferdinandi kishte probleme me Terrin në lidhje me çështjen e kapitenit, futbollisti i Chealseat u shpreh: “Jo, aspak. Nuk ka probleme mes nesh, ashtu siç nuk kishte kur ai e mori shiritin e kapitenit”.
Terry thotë se marrëdhënia e Capelos me Rion është gjithashtu e mirë dhe se trajneri i ka përmirësuar marrëdhëniet e tij me të gjithë.
Kjo bën që atmosfera brenda skuadrës të jetë e mirë dhe në këtë mënyrë rriten gjasat për një fitore të Anglisë në sfidën e së shtunës.
Saturday, 04 June 2011 09:42