Sulmuesi i Barcelonës, Bojan Krkiç ka insistuar se ai do të mbetet ende lojtar i Barcelonës dhe nuk do të bashkohet me ndonjë klub tjetër këtë verë.
Ishte supozuar se Liverpooli ishte i interesuar në sjelljen e 20-vjeçarit në Anfield, por Bojan Krkiç tha se kishte qeshur rreth këtyre thashethemeve.
Ndërsa, trajneri Barcelonës e di saktë se çfarë lojtari i duhet Barcelonës për sezonin e ardhshëm.
“Më duhet një sulmues i besueshëm”, ka thënë Guardiola, duke menduar për Guissepe Rossin.
Sipas Guardiola, Barcelonës i duhet një lojtar jo vetëm i mirë në mënyrë teknike, por që të ketë aftësi të përshtatet në ekipin e Barcelonës.
Kur bëhet fjalë për Rossin, ai qe disa sezone po luan në Primera Division dhe, sipas tij, ai i është përshtatur lojës. Guardiola nuk dëshiron që t’i përsëritet rasti si me Zlatan Ibrahimoviçin, i cili nuk ka pasur edhe aq sukses në Spanjë.
Sulmuesi i Barcelonës, David Villa është i lumtur për titullin në Primera Division dhe në Ligën e Kampionëve.
“Rezultatet pothuaj se janë perfekte, edhe pse kemi humbur në Kupën e Mbretit. Më me rëndësi është se kemi funksionuar si ekip dhe atë që kemi treguar në të gjitha garat. Jam i lumtur për sezonin e kaluar”, tha Villa.
Saturday, 04 June 2011 09:20