Mbrojtësi i Chelseas, David Luiz, pohon se e pret me padurim sezonin e ri dhe rikthimin në aksion me Chelsean.
Mbrojtësi pati një ndikim të madh në rikthimin e “bluve” në garë për titull, që nga ardhja e tij në janar për 21 milionë funte.
Ai shënoi dy gola vendimtarë kundër Manchester United dhe Manchester City, para se të bie në sy të keq për Carlo Ancelottin, në fund të sezonit.
“Ndeshja kundër Manchester United në shtëpi, kur unë shënova, ishte ndeshja ime e preferuar. Fitorja 2-1 ishte shumë e rëndësishme. Ajo ndeshje ishte fillimi i një udhëtimi, ku më pas patëm fitore të njëpasnjëshme”,
“Përkrahja nga tifozët ishte e mahnitshme, në të gjitha ndeshjet. Kur luan me Chelsean, është vërtet bukur”, përfundoi David Luiz.
Ndërsa trajneri i Boltonit ka shprehur dëshirën për ta mbajtur sulmuesin e huazuar nga Chelsea, Daniel Sturridge.
Coyle do përpiqet për të bindur drejtuesit e Chelseas që Daniel Sturridge të vazhdojë të qëndrojë në “Reebok Stadium”.
Sturridge u huazua nga Chelsea në Bolton që nga janari i këtij viti, është paraqitur 12 herë dhe ka shënuar 8 herë.
“Ne qoftë se ai vazhdon të qëndrojë edhe të paktën një vit, në formë huazimi, në Bolton, do jetë mirë për të, për ne, por dhe për Chelsean”, mësohet të ketë thënë trajneri i Boltonit, Owen Coyle.
Edhe skuadra gjermane, Hamburg ka konfirmuar interesimin për Bruman. Pas të riut Mansien dhe Sala, tashmë Hamburg kërkon të marrë edhe 19-vjeçarin, Jeffery Bruma.
Ish-drejtori sportiv i Chelseas, Arnesen, në faqen zyrtare, thotë: “Bruma aktualisht është me ekipin kombëtar, por kur të kthehet do përpiqemi ta marrim në skuadër”.
Saturday, 04 June 2011 09:14