Mourinho tha se dy sulmuesit kryesorë të Real Madridit, Karim Benzema dhe Gonzalo Higuain, janë të patransferueshëm, pasi skuadra ka nevojë për këta të dy.
Ditë më parë u tha se Higuain dhe Benzema janë në shitje dhe se Juventusi do të transferonte njërin, mirëpo të gjitha këto i mohoi “I veçanti”, duke thënë se sulmi i Real Madridit do të udhëhiqet nga dyshja Higuain dhe Benzema.
Ndërsa katër lojtar të ekipit të dytë të Realit dëshirojnë të largohen nga klubi këtë verë.
Lojtarët e akademisë së Real Madridit nuk dëshirojnë të qëndrojnë më, pasi nuk mundën të sigurojnë kalimin në Ligën e Dytë spanjolle, dhe mundësitë janë të vogla që të jenë pjesë e ekipit të parë.
Juanfran: Një majtak i shkëlqyer që mund të luajë edhe mbrojtës, gjithashtu edhe mesfushor, pati fatin të debutojë nën drejtimin e Pelegrinit vitin e kaluar dhe tani me Mourinhon, është 22 vjeçar. E ardhmja e tij do të dihet javën e ardhshme.
Juan Carlos: Një shpejtësi të madhe, kalimet e tij nga krahu të lënë pa tekst. Edhe ky e kishte mundësinë të debutante në këtë sezon, gjithashtu është ftuar nga kombëtarja spanjolle U21. Deportivo është e interesuar për të, si dhe Getafe.
Pablo Sarabia: Një playmaker i shkëlqyer, kishte rinovuar kontratën vitin e kaluar, pak para se të arrinte marrëveshje me klubin e Bragës, për të shkuar me kontratë që mund të rikthehet në Madrid përsëri. Kishte debutuar nën drejtimin e Mourinhos në ndeshjen kundër Auxerres, në kuadër të Champions Ligës.
Alvaro Morata: Mourinho vendosë, Morata është më pak i komplikuar, ai ka shënuar në këtë sezon 15 gola. Mourinho e kishte ftuar disa herë dhe kemi parë debutimin e tij në këtë sezon. Së bashku me Sarabian janë të gatshëm për ekipin e parë? Të interesuara janë disa klube angleze dhe spanjolle, si Getafe, Valencia dhe Deportivo.
Friday, 03 June 2011 10:10