Federico Marchetti, portieri i ri i Cagliari-t dhe njëkohësisht numri 12 i kombëtares italiane në botërorin e fundit, ka përjetuar një vit shumë të vështirë. Më 27 Korrik 2010 lojtari vendoset në merkato nga presidenti Cellino, pas një viti të mrekullueshëm në Sardenjë, më qëllimin për të gjetur një ekip të madh për të.
Me mbylljen e mërkatos, pas mos-largimit të tij, Marchetti kthehet në portierin e 3-të të ekipit, zgjedhje e vetë presidentit, i cili nuk e kapërdiu dot kërkesën e vazhdueshme të lojtarit për t’u larguar.
Tani, Marchetti ka pothuajse 1 vit inaktivitet edhe pse në të shkuarën ka treguar vlerat e tij. Këtë mërkato agjenti i tij po shikon pistat e mundshme. Lojtari dukej afër Lazio-s, por duke parë se Storari do të përdoret për ardhjen e Lichtsteiner, atëherë Marchetti duket se do të jetë zëvendësuesi i ardhshëm i Buffon.
Thursday, 02 June 2011 14:34