Skuadra e Internacional është e njohur për nxjerrjen e talentwve, siç janë vitet e fundit Pato i Milanit, Nilmar i Villarrealit, Sandro i Tottenham etj.
Juventusi është i gatshëm të shpenzojë për të transferuar mesfushorin e Bayernit të Munichut, Frank Ribery, një kërkesë kjo që ka hasur në mirëkuptim midis trajnerit të ri Antonio Conte dhe presidentit Andrea Agnelli.
Il Giorno shkruan se edhe Andrea Agnelli edhe Antonio Conte ndajnë mendimin e njëjtë se Frank Ribery është njeriu që mund ta rikthejë Juventusin aty ku e ka vendin, në majën e futbollit evropian.
Juventusi shpreson ta shfrytëzojë Luca Tonin për ta realizuar këtë transferim, pasi, siç dihet, sulmuesi italian gëzon miqësi të mirë me francezin nga koha sa ishte te Bayerni.
Bayern Munich është i interesuar ta transferojë sulmuesin e Manchester United, Dimitar Berbatov.
”Telegraphi” britanik shkruan se pavarësisht se nënshkrimi rekord i klubit (30.75 milionë funte), ka thënë se nuk ka dëshirë të largohet nga United, mosangazhimi i tij në Wembley mund ta detyrojë atë ta rimendojë të ardhmen e tij.
Bayern Munich ka ringjallur interesimin për Berbatovin, derisa edhe një rikthim i tij te Tottenhami është i mundshëm, nëse United shpreh interesim për Luka Modriç.
Thursday, 02 June 2011 11:54