Njëri nga gurët e çmueshëm të akademisë së klubit mbretëror, Alvaro Morata, 18-vjeçar, në mediet britanike thuhet se ka tërhequr vëmendjen e dy strategëve grandiozë, Wenger dhe Ferguson.
Sulmuesi i ri ka luajtur 28 ndeshje për Castillan dhe ka shënuar 15 gola në Ligën e Dytë Spanjolle. Gjithashtu ai ka pasur mundësinë të debutojë nën drejtimin e Jose Mourinhos, në ndeshjen kundër Zaragozës dhe në kuadër të Kupës së Mbretit, kundër Levantes.
Sezonin e kaluar Mourinho tha që Morata ende nuk është përgatitur për ekipin e parë, ndërsa sezonin që vjen mendoj se do të ftohet më shumë për ndeshjet zyrtare të klubit, ai në Spanjë është krahasuar me sulmuesin legjendar Fernando Morientes.
Real Madridi thuhet ne mediet spanjolle se, do të bëjë prezantimin e transferimeve të bëra deri më tani, në një ditë.
Lojtarët e rinj do të prezantohen në Bernabeu një ditë para se të nisen për Los Anxhelos, për përgatitje para-sezonale, pra me datën 11 korrik.
Kjo nuk është hera e parë që reali prezanton nënshkrimet e reja në një ditë të vetme, pasi e njëjta gjë ndodhi edhe vitin e kaluar.
Thursday, 02 June 2011 10:31