Philippe Mexes iu bashkua Milanit si një transfer i lirë, mirëpo para se të marrte vendimin, ai kishte kërkuar këshilla nga trajneri i kombëtares franceze, Laurent Blanc. Këtë e ka konfirmuar Blanc për “maxifoot”.
“Ai më pyeti për këshillë, ai e di shumë mirë Ligën Italiane. Sigurisht, më mirë se unë, sepse unë nuk kam kaluar shumë kohë në Itali. Unë munda t’ia japë disa këshilla të mëdha, por ai ishte i lirë dhe mund të bënte vendimin e tij i vetëm”, tha Laurent Blanc.
Ndërsa, Claudio Vigorelli dha një deklaratë për “Tuttomercatoëeb”, ku kryesisht foli për Milanin.
Vigorelli, si do të jetë merkatoja? – “Do të jetë pak si ato të mëparshmet. Pas fillimit të tregut do të bëhen transferimet. Pres lëvizje nga Juventusi e Interi, që duhet të bëjnë disa rregullime. Pres lëvizje, gjithashtu, edhe nga Milani”.
Cassano, a do të largohet nga Milani? – “Jo, unë nuk mendoj se ai do largohet”, deklaroi Vigorelli.
Edhe Piero Paolo Marino, ish-menaxheri i Napolit, në faqet e Corriere dello Sport ka dhënë mendimin e tij në lidhje me çështjet më të “nxehta” të merkatos. Në veçanti, ai ka sugjeruar Milanin që në vend të Andrea Pirlos së larguar nga Milani, të vijë Alberto Aquilani. Për “Aquilanin”, Marino mendon se ai do të largohet nga Juventusi.
Në anën tjetër Roberto de Assis, vëllau dhe agjenti i Ronaldinhos, foli për Sky Sport 24, ku zbuloi një marrëdhënie të tij me Milanin që ekziston ende, marrëdhënie për të gjetur talent të ri në tokën braziliane. Ai foli edhe për gjendjen aktuale të Gauchos: “Ronaldinho është i lumtur, është duke shënuar dhe duke luajtur mirë. Ishte shumë i kënaqur që Milani e fitoi Scudetton, ai ka shumë miq këtu. Pse në Milan? Unë shkova vetëm për t’i përshëndetur, ne kemi një partneritet me Milanin për tre vjet. Braziliani Ganso? Është lojtar i fortë dhe lojtar i rëndësishëm për kombëtaren braziliane. A do të ishte mesfushor i denjë për Milanin? Unë mendoj se ata duhet të zgjedhin me kujdes dhe pa nxitim, me qëllim që të zgjedhin lojtarin i cili do të mund të bëjë më shumë për ta”, deklaroi De Assis.
Wednesday, 01 June 2011 17:08