Pas triumfit në Wembley ndaj Manchester United, skuadra e Barcelonës ka kaluar Realin e Madridit me trofetë e fituar në të gjitha kompeticionet më të rëndësishme vendore dhe evropiane.
Barcelona ka fituar gjithsej 77 trof,e ndërsa Reali ka fituar 76 dhe nëse Barça arinë të fitojë sivjet edhe Superkupën e Evropës, Superkupën e Spanjës dhe Mondialin e Klubeve, atëherë do shkojë në 80 trofe dhe do të avancojë ndaj armiqve nga Madridi me plot 4 trofe më tepër.
Vetëm në shekullin XXI, Barcelona ka fituar plot 15 trofe: 5 Liga, 1 Copa del Rey, 3 Champions, 1 Mondial i Klubeve, 1 Super-kupë të Evropës dhe 4 Superkupa të Spanjës, ndërsa Reali ka fituar 11 trofe, 4 Liga, 1 Copa del Rey, 1 Champions, 1 Mondial të Klubeve, 1 Superkupë të Evropës dhe 3 Superkupa të Spanjës.
Ndërsa, “Çmenduria” quhet “Katar”. Zyrtarët e shtetit të Katarit nuk kanë të ndalur. Pasi fitoi të drejtën e organizimit të Kupës së Botës në vitin 2022, Katari dëshiron ta ndërtojë edhe kombëtaren. Muaj më parë, Federata e Futbollit të Katarit ofroi 20 milionë euro në vit për trajnerin aktual të Barçës, Pep Guardiola.
Kohë më parë, një organizatë jofitimprurëse nga Katari, Qatar Fondation, nënshkroi kontratë me Barcelonën për vendosjen e emrit në ndërresa dhe ishte kontratë rekorde, me rreth 33 milionë euro, thuajse dyfish më e lartë se sponsorët e skuadrave të tjera.
Kontrata e Guardiolas me Barçën skadon në vitin 2012 dhe pas kësaj kohe nuk dihet rreth vazhdimit. Mund të ketë edhe 1 vit vazhdim apo fare, Pep është i shumëkërkuar nga shumë skuadra, që do të “luftonin” mes vete për të. Interi dhe shumë skuadra angleze si Chelsea, por vështirë se do të mund të ofronin një shifër të tillë.
Sheikh Hamad Bin Khalifa Bin Ahmad Al Thani e sheh Pep si njeriun e duhur për ta ndihmuar Katarin që të ketë ngritje të cilësisë së futbollit në këtë vend dhe nuk është problem kjo pagesë astronomike. Pep aktualisht ka rreth 10 milionë euro pagë.
Guardiola e njeh mirë Katarin, pasi ka luajtur futboll tek skuadra Al Ahly Doha nga viti 2003 deri më 2005, dhe ka raporte të shkëlqyera me drejtues të futbollit në Katar, ku ishte edhe ambasador i kampanjës për organizimin e Kupës së Botës për vitin 2022.
Ndërsa, futbollisti i Manchester United, që nga humbja në finale nuk ka ë ndalur me lëvdata për yllin e Barcelonës, argjentinasin, Lionel Messi.
Wayne Roonye i cili shënoj golin e vetëm për Manchesterin në finalen e Wembleyt kundër Barcelonës, ka thënë se ende nuk e ka marrë veten pas humbjes.
Roonye e lavdëroi lojën e Barcelonës dhe Messin. “Por, unë mendoj se vështirë që Messi të ishte në Angli, pasi në Angli luhet lojë fizike e për Messin mendoj se do ishte pak e vështirë. Ata janë ekipi më i mirë që kam parë ndonjëherë, dhe Messi është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time, në palystation duket me i ngadaltë se në fushë, sepse në fushë duket shumë më i shpejtë e lëviz mirë me këmbët”, tha Roonye.
Leo Messi i cili në ora 7 të mëngjesit ka arritur në Buenos Aires, në një mot të ftoftë, u prit nga shumë fansa. Messi do të jetë me kombëtaren e Argjentinës në kupën e Amerikës, që luhet në muajin korrik.
Messi u përgjigj para gazetarëve, duke iu thënë se tash dua të fitoj me kombëtaren, kemi një ekip të mirë dhe do të luajmë para tifozëve tanë në ketë kupë dhe kemi shanse të mira ta marrim këtë trofe.
Messi do të jetë në Argjentinë me familjen deri më 8 Qershor e pas kësaj date i fillon stërvitjet me kombëtaren e Argjentinës.
Wednesday, 01 June 2011 14:20