Sipas gazetës “Il Roma”, Milani asnjëherë nuk e ka hedhur poshtë idenë për ta transferuar Marek Hamsikun.
Përkundër mohimit nga vetë presidenti Berlusconi, rossonerët kërkojnë ta bindin Napolin nëpërmjet Mino Raiolas. Agjenti italo-holandez do të tentojë të bisedojë me presidentin e Napolit për çështjen e Hamsikut.
Raiola po tenton që në një mënyrë sllovakun ta dërgojë tek një ekip që luan në Ligën e Kampionëve dhe që dëshiron ta fitojë atë vitin tjetër, e ai ekip është Milani.
Ndërsa, Nelson Dida, i intervistuar nga Sky Sport 24, ka rekomanduar për Milanin dyshen e Santosit, Ganso dhe Neymar: “Ganso dhe Neymar janë dy lojtarë shumë të mirë, ata tani janë duke luajtur shumë mirë në Santos, por nëse arrijnë tek Milani, ata mund të përmirësohen ende” ,theksoi ish-portieri i Milanit, Nelson Dida.
Tuesday, 31 May 2011 17:25