“Është gjithmonë e vështirë për të bërë krahasime, unë mendoj se Thiago Silva është një lojtar i madh, një mbrojtës i madh, ka treguar vlerën e tij të plotë, ka cilësi të mëdha, kështu që unë mendoj se Milan e ka gjetur një lojtar që mund të zgjasë shumë vite, dhe ka paraqitur veten me një të ardhme të madhe. Ai është shumë i zgjuar, bën shumë pak faulle dhe është gjithmonë i saktë, të mos harrojmë se e ka marrë vetëm një karton të verdhë gjate gjithë sezonit, është i shpejtë, teknik, kështu që unë mendoj se kjo është cilësia me e rëndësishme për një mbrojtës, ai menjëherë ka provuar të jetë ideal për Milanin, duke luajtur në San Siro, duke pasur këtë vazhdimësi që e ka treguar këtë vit, do të thotë që ne mund të jemi gjithmonë në krye”, ka thënë ish mbrojtësi legjendar i Milanit, Frnako Barezi.
Ndërsa Paolo Maldini e ka lavdëruar tejmase Thiago Silvan, aktualisht qendërmbrojtësin më të mirë në botë.
“Siguria që tani ofron Thiago, është e njëjtë me atë që Franko ka bërë në kohën e tij. Baresi kur u pensionua nga futbolli i rregullt, ne kishim humbur shumë. Siguria që ai jepte në atë kohë është e ngjashme me atë që në ditët e sotme Thiago Silva jep për Milanin. Thiago fizikisht është superior nga Franko, Franko ishte një përbindësh. Në nivelin taktik dhe teknik, Franco ishte absolutisht numër një”, deklaroi legjenda e gjallë e Milanit, Paolo Maldini.
Tuesday, 31 May 2011 16:18