Paul Scholes ka vendosur . Është koha të të dalë në pension. Scholes erdhi tek United gjatë mesit të viteve 90-të. Ai shënoi dy herë në debutimin e tij në Kupën e Ligës, në Port Vale, në sezonin 1994-1995 dhe që nga ajo ditë ka gëzuar një karrierë të bujshme futbollistike, dhe karrierë të suksesshme që e çoi atë deri tek 676 paraqitje për Manchester United.
Tashmë legjenda e Manchester United do të marrë një rol të trajnerit nga fillimi i sezonit të ardhshëm, por fansat e United do të mund të shohin Scholes përsëri në Old Trafford në një ndeshje rekomanduese, në gusht.
“Çfarë mund të them për Scholes, ju kam thënë edhe më herët do të humbasim një nga lojtarët tanë më të mirë që kemi pasur, një lojtar me të vërtetë të pabesueshëm. Paul ka qenë gjithmonë plotësisht i angazhuar për këtë klub dhe me të vërtetë jam i lumtur që do të ketë një rol trajneri nga sezoni i ardhshëm. Edhe kur Paul ishte lojtar, gjithmonë ishte frymëzim për lojtarët e rinj, andaj nuk kam dyshim se do të ketë sukses me skuadrën e të rinjve”, thotë Sir Alex Ferguson.
Ndërsa, Paul Scholes tha: “Unë nuk jam një njeri që flas shumë, por ju them sinqerisht që duke luajtur futboll unë flas shumë. Unë jam shumë krenar që kam pasur një karrierë të ndritshme dhe një karrierë të suksesshme me klubin më të madh në botë, Manchester United. Ju them sinqerisht, nuk ishte një vendim i lehtë për mua, madje shumë i vështirë, por e shoh kohën e duhur për mua për të mos luajtur”, tha Paul Scholes.
“Unë do të doja të falënderoj tifozët për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme në karrierën time, unë do të doja edhe t’i falënderoj të gjithë trajnerët dhe lojtarët që kam punuar gjatë këtyre viteve, por mbi të gjitha dua të falënderoj të madhin Sir Alex Ferguson, që ka qenë një trajner kaq i madh, dhe nga dita që unë jam bashkuar me Manchester United ai më ka përkrahur maksimalisht dhe në karrierën time ai e ka një falenderim të madh”, përfundoi Scholes.
Ndërsa, David Gill tha: “Kjo është një ditë e trishtueshme për tifozët e Manchester United anembanë botës. Paul ka qenë fenomenal, lojtar shumë i mirë dhe që nga ardhja e tij në United ka pasur besim të madh në vete, ka dhënë shumë për këtë skuadër dhe tani e shihni se ku ka ardhur, konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj që ka pasur Manchester United, që nga ekzistimi i tij. Unë mendoj se është e rëndësishme që klubi mban lidhje me lojtarë të mëdhenj siç është Scholes, personalisht jam shumë i lumtur që do të bashkohet në stafin e trajnerëve”.
|
|
Tuesday, 31 May 2011 16:12 Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »