Iker Casillas dha një konferencë për shtyp sot rreth vitit të tyre të parë nën drejtimin e Jose Mourinhos.
Gardiani spanjoll i Real Madridit sot tha se: viti i parë nën drejtimin e portugezit ishte pothuajse i shkëlqyeshëm duke fituar Kupën e Mbretit që kjo trofe i mungonte klubit mbretëror, kur për herë të fundit ishte fituar para 19 viteve.
Mirëpo ai nuk la pa e përmendur sezonin e ardhshëm dhe ambiciet e klubit: Vitin e ardhshëm ne do të fitojmë titujt me të rëndësishëm duke filluar nga La Liga dhe Champions League. perceptoi spanjolli.
Ndërsa mesfushori galaktik i Realit, turku me nënshtetasi Gjermane Ozil ka arritur shifra marramendëse sa i përket asistove.
Mesfushori gjerman ka arritur në kuotën e 26 asistove në kuadër të gjitha garave të luajtura këtë sezon, pas vetës ka lënë Leo Mesin qe është i dyti me 25, pastaj vinë dhe lojtar të tjerë si Hulk 21 e Drogba 17.
Siç duket Mesut Ozil do të jetë një nga shtyllat kryesore të ekipit edhe për shumë sezone të ardhshme, duke pas parasysh që ai ka vetëm 22 vjet.
Ja lista e plotë e Top 10 Asistimet:
1-Mesut Ozil 26 asist
2-Messi 25 asist
3-Hulk 21 asist
4-Dani Alves 18 asist
5-Drogba 17 asist
6-Dusan Tadic 21 asist (në kampionatin Holandez Eredivisie)
7-Christian Tiffert 20 asist (në Bundesligën Gjermane)
8-Dries Mertens 20 asist (në kampionatin Holandez Eredivisie)
9-Marvin Martin 19 asist ( në Ligën 1 Franccez)
10-Adel Taarabt 16 asist ( në Premier Ligë)
Në anën tjetër David Mateos lojtar i dalë nga akademia e klubit mbretëror, u huazua tek skuadra greke AEK, pasi qëndroi gjysmë sezoni u rikthye në shtëpi.
Tani rikthehet në ekipin e tij amë, me shpresa të reja për të qëndruar me ekipin e parë, dhe të fitoj vend në përbërjen e Mourinhos.
Ai theksoi se: Në Greqi ishte një përvojë e re, e cila më ndihmoi shumë, menjëherë si kam mbërritur kam luajtur ndeshjen time të parë, dhe ishte e mrekullueshme pasi fituam edhe kupën, tani jam rikthyer dhe do të luftoj përkrah qendrave si Pepe, Carvalho e Albiol të cilët janë shumë të mirë, dhe do të jetë shumë e vështir, mirëpo do punoj shumë që ta bind Mourinhon.
Sport.it, shkruan se Ricardo Kaka përkundër faktit se dëshiron që të mbetet në Real Madrid si duket ati është duke i erdh fund, pasi që drejtuesit e Real Madrid dhe ata të Chelseas kanë mbajtur një takim të fshehur larg kamerave , gjithmonë sipas Sport.it.
Drejtuesit e Realit janë te bindur se nga Kaka mund të arrin shumën 45 milionë euro e cila shumë për Chelsean nuk është e madhe pasi që Kaka është i preferuari i Roman Abramovich.
Jose Mourinho dit me parë kishte deklaruar se Kaka është në planet e ti dhe nuk duhet të largohet nga Real Madrid, por Kaka ketë sezon ishte shumë pak i inkuadruar në strategjitë e Mourinhos.Mbetet të shihet e ardhmja e ish yllit rosonoer.
Tuesday, 31 May 2011 14:18