Andre Villas Boas, i cili me surprizat te Porto e tij, duket se është në gjurmët e Jose Mourinhos, e ka mendjen te 26 gushti i ardhshëm: sfida për Superkupën e Evropës, e cila ata do t’i përballë me Barcelonën, kampione të freskët të Ligës së Kampionëve.
Trajneri i ri, nga faqja e Twitter, lajmëron se sapo e ka kompletuar raportin e tij mbi skuadrën e Guardiolës dhe tregon vetëm kopertinën: “Si të mundet Barcelona”.
Për të tjerat ai duket se i ka idetë e qarta, edhe pse me parashikimet për taktikën e Manchester Unitedit, doli i gabuar.
Ndërsa, trajneri i Barçës, Pep Guardiola, këto ditë duhet të dërgojë edhe ofertën zyrtare për mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabergas.
Sipas medieve spanjolle, presidenti Sandro Rossel po bën të pamundurën për të mbledhur të holla për ta blerë Fabregasin ose për ta shitur edhe ndonjë lojtar nga radhët e Barcelonës, pasi Arsenali kërkon 60 milionë funte.
Tuesday, 31 May 2011 12:53