Fitorja e Barcelonës ndaj Manchester United në finalen e Wembley-t, i ka dhënë Spanjës primatin për sa iu përket trofeve të Champions League.
Spanjollët kanë fituar 13 tituj në këtë kompeticion, një më shumë se skuadrat italiane dhe dy më tepër se ato angleze.
Ja edhe numri i trofeve të fituara nga klubet e këtyre tri shteteve:
Spanja gjithsejtë trembëdhjetë trofe, (Real Madrid – nëntë, Barcelona – katër); Italia gjithsejtë dymbëdhjetë trofe (Milan – shtatë, Inter – tre dhe Juventus – dy) ndërsa Anglia ka gjithsejt njëmbëdhjetë trofe ne Champions League (Liverpool – pesë, Machester United – tre, Nottingham Forest – dy dhe Aston Villa – një).
Tuesday, 31 May 2011 11:59