Trajneri i Manchester United, Alex Ferguson, synon të qëndrojë edhe tri vjet në bankinën e “djajve të kuq” për t’iu revanshuar Barcelonës fantastike dhe të kthejë trofeun e kampionit të Ligës së Kampionëve në Old Trafford.
Sir Alex Ferguson, “legjendari”, në dhjetor mbush 70 vjet, por dihet se nuk dëshiron të pensionohet derisa të jetë mirë me shëndet.
Mediet angleze njoftojnë se pas finales së Ligës së Kampionëve, Ferguson u ka thënë miqve se planifikon të qëndrojë të paktën edhe tri vjet për të rinovuar plotësisht ekipin dhe të arrijë t’i bëjë ballë “makinerisë” së Guardiolës.
Siç njofton “Guardian”, Ferguson pas “fshehjes më të madhe të topit që i ka ndodhur ndonjëherë”, është i gatshëm që të përshëndetet nga madje 10 lojtarë, ndërsa familja Glazer i ka premtuar sigurimin e mjeteve për përforcime.
Ndërkohë Manchester United, menjëherë ka pranuar oferta nga skuadra të tjera për portugezin Luis Nani.
“Djajtë”, në rast të shitjes se portugezit tashmë janë duke menduar për futbollistin që mund të zëvendësonte Nanin.
Skuadra nga “Old Trafford”, është duke vëzhguar më kujdes mesfushorin e Bajern Munihut, francezin Franck Riberiy, i cili më bavarezët ka kontratë deri në vitin 2015.
Flitet se francezi gjatë verës mund të largohet nga “Alianz Arena” dhe pikërisht “Old Trafford”, mund të jetë shtëpia e radhës e Ribery.
Tuesday, 31 May 2011 11:23