Superstrategu Italian, Marcelo Lippi, konsideron se Barcelona është ekipi më i mirë në historinë e futbollit, duke thënë se është i veçantë dhe i papërsëritshëm.
“Nuk ekziston ndonjë klub tjetër në historinë e futbollit i cili ka luajtur kështu, “nëse po ma thuani kur”? Ky ekip i Barcelonës ka karakteristikat që të bëhet ekipi më i mirë i të gjitha kohërave”, ka thënë Lippi.
“Manchester United ka luajtur mirë në 10 minutat e para, kur janë transferuar në gjysmëfushën e Barcelonës, mirëpo kjo nuk ka qenë e mjaftueshme”, ka thënë Lippi.
“Çelësi i suksesit është kontrollimi i topit, mirëpo edhe aftësia për të kthyer pasimin e humbur, e i tërë ekipi luan presing të shkëlqyeshëm. Ata janë një fushë homogjene, lojtarët kanë përparuar dita ditës dhe kjo lojë e tyre i dallon nga ekipet tjera”, ka përfunduar Marcelo Lippi.
Ndësa, njeriu i njohur ndryshe si “Supermen”, përsëri ka dalë në fushë. Me siguri e keni vërejtur në finalen e Ligës së Kampionëve, në një moment ndërpritet ndeshja për shkak se në fushë kishte hyrë një tifoz, më saktë Mario Feri, i njohur ndryshe si “Supermen”.
UEFA ka vendosur një rregull që gjatë hyrjes në fushë të mos i transmetojë në video këto skena për të mos i dhënë kurajo tifozëve të tjerë, gjithashtu edhe ne “youtube” është e ndaluar kjo video dhe për shkak të ndalesave edhe ne jemi të obliguar të mos e publikojmë linkun ku “Supermeni” e përqafon Lionel Messin dhe ia varë në qafë një shall të skuadrës italiane AC Milan, mirëpo shpresojmë që t’u mjaftojë fotografia.
Mario Feri është i njohur për hyrjen e tij nëpër fusha. Atë atë natë cak e kishte dy herë radhazi lojtarin më të mirë në botë dhe lojtarin më të mirë të ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve, Lionel Messin.
Tuesday, 31 May 2011 11:10