Presidenti i FIFA-s Sep Blater dje konfirmoj se kupa e botës për klube do zhvillohet nga data 8-18 Dhjetor 2011. Barcelona si kampion i Evropës do jetë në këtë kompeticion e kjo garë sivjet do mbahet në Japoni.
Barcelona ketë kupë e fitoj në vitin 2009, e vitin e kaluar e fitoj Interi, ndërkohë këtë vit pjesëmarrjen e sigurt e kanë Barcelona, Auckland City, Monterrey, dhe do priten edhe kampionët e kupës libertadores dhe kupës së Afrikës.
Gjithashtu Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter deklaroi se institucioni që ai drejton nuk ndodhet në krizë, pavarësisht dëmtimit të imazhit të tij nga akuzat për korrupsion të hedhura së fundmi ndaj tij dhe në prag të zgjedhjeve për kreun e federatës botërore të futbollit.
“Futbolli nuk është në krizë. Ndodhemi vetëm përballë disa vështirësive”, tha Blatter.
Më tej, kreu i FIFA-s komentoi edhe sugjerimin e qeverisë britanike e cila më herët kërkoi pezullimin e zgjedhjeve për president të FIFA-s përderisa Blatter ishte i vetmi kandidat.
“Nëse qeveritë përpiqen të ndërhyjnë në futboll, kjo është shqetësuese. Unë mendoj se FIFA është një organizëm i fortë që mund të përballojë me strukturat e saj të gjitha problemet që has”, tha Blatter.
Të mërkurën mbahen zgjedhjet për presidentin e FIFA-s dhe 75 vjeçari zviceran, Sepp Blatter është i vetmi kandidat në garë. Ai do të kërkojë mandatin e katër në krye të futbollit botëror në një garë që duket se do të jetë pa rivalë, pasi kandidatura tjetër, ajo e Mohamed Bin Hammam u hoq pas pezullimit të këtij të fundit nga Komiteti i Etikës në FIFA.
Ndërsa mesfushori brazilian Willian Borges i cili luan tek Shakthar, thuhet se është afër transferimit në Camp Nou. Kur u takuan në Ligën e Kampionëve Shakthari dhe Barcelona, Willian u pëlqye nga Guardiola dhe Zubizareta.
Sipas “Sport” thuhet se Willian është në listën e lojtarëve të Guardiolas që i do ne ekip për sezonin e ri, e këto raporte forcohen edhe më shume,sidomos kur javën e kaluar agjenti i lojtarit Willian ishte në zyrën e klubit në Barcelonë ku u negociua transferimi i tij nga Shakthar në Barcelonë, e gjate këtyre ditëve pritet edhe njëherë agjenti i tij të kthehet në Barcelone për ta mbyllur transferimin e Willian i cili është 22 vjeçar.
Tuesday, 31 May 2011 10:40