Para pak çastesh kapiteni legjendar i Interit, argjentinasi Javier Zaneti, ka marrë një lajm të hidhur, se e ëma e tij, Violeta Zaneti, ka ndërruar jetë.
Të gjitha skuadrat nga Seria A, dhe mbarë bota kanë filluar me ngushëllimet e tyre, në mënyrë që t’ia lehtësojnë dhimbjet sa me shumë.
Në një deklarate për media para pak çastesh skuadra e AC Milan, në emër të të gjithë rossonerëve anembanë botës, i kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për sportistin shembull, kapitenit legjendar i cili ka zhvilluar mbi 1000 ndeshje për Interin.
Ngushëllimet nga Inter: “Lajmi që morëm na tronditi thelle, si klub, si familje dhe si tifozë neroazurë, Në emër të skuadrës zikaltër, në emër të të gjithë tifozëve zikaltër dhe në emër te familjes Moratti i shprehim ngushëllimet më të sinqerta kapitenit tonë legjendar, ishim dhe do të jem me ty deri në fund, forca Zanneti.”
Ngushëllimet e AC Milan: “Lajmi që morëm nuk e dëshironim, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta kapitenit neroazur”.Ndëerkohë edhe bashkëkombësi i tij, lojtari i Barcelonës, Lionel Messi, i shprehu ngushëllime Javier Zanetit.
Ngushëllimet e Lionel Messi: “Lajmi që mora më preku thellë, ky lajm i prekë të gjithë fëmijët dhe asnjë fëmijë në botë nuk dëshiron të dëgjojë ketë lajm, mirëpo herët ose vonë vdekja vjen, bëhu i fortë Javier.”
Ndërsa kapiteni i Interit e ka konfirmuar lajmin për vdekjen e së ëmës dhe njëkohësisht ka shfrytëzuar rastin t’i falënderojë të gjithë ata që i shprehen ngushëllime dhe të gjithë ata që mundohen t’ia lehtësojnë dhimbjen.
Deklarata e Javier Zanettit: “Pushuan rrahjet e asaj zemre të madhe, ndërkohë që u shtuan rrahjet e zemrës së vogël. Nëe çdo rrahje ajo shprehte lamtumirën dhe njëkohësisht kënaqësinë me caktimin e Zotit te saj.”
Tuesday, 31 May 2011 00:04