Siç është raportuar nga Carlo Pellegati, në faqen e tij Studio Sport, objektivi i vërtetë për mesfushën e Milanit për sezonin e ardhshëm do të jetë Lassana Diarra, francezi njëzet e gjashtë vjeçar i Real Madridit.
Negociatat mes rossonerëve dhe Florentino Perez it, i cili ka marrëdhënie të mira me Gallianin, veç kanë filluar.
Vështirë që të arrijnë Fabregas ose Bastian Schweinsteiger, pasi këta të dy janë të shtrenjtë. Emrat tjerë janë Pastore dhe Asamoah, mirëpo edhe këta vështirë që mund te vinë në milanello.
Ndërsa në mëngjes, agjenti i Sokratis u takua me Adriano Gallianin. Mbrojtësi grek, pjesë e mega operacionit me Enrico Preziosi nuk dëshiron të kthehet në Genoa. Kjo ishte arsyeja e takimit të sotëm. Sipas Sky Sport 24, takimi mes agjentit dhe Galliani ka përfunduar, mirëpo se çka ka ndodhur brenda nuk është bërë e ditur ende, por të paktën një gjë dihet: Sokratis Papastathopoulos nuk do të luajnë sezonin e ardhshëm në fanellën e Milanit.
Monday, 30 May 2011 15:19