Kwadwo Asamoah është gjithnjë në qendër dhe më pranë Milanit. Siç raporton Corriere dello Sport Milani e kërkon me ngulm ganezin që të përforcojë mesfushën për sezonin e ri.
Pasi Pozzo kërkon 13 milionë euro për ganezin, Galliani mund t’ia dhurojë friulianve një sulmues më të ardhme të ndritur siç është Alberto Paloschi, jo definitivisht, Milani mund të dërgojw shumë pak para dhe bashkë-ronësinë e Alberto Paloschit në marrëveshjen që do dta ërgonte Kwadwo Asamoah tek Milani.
Ndërkohë që Maurizio Zamparini, pas humbjes në finalen e TIM Cup, kundër Interit ka hapur zyrtarisht shitjen e talentit argjentinas, Javier Pastore. Presidenti i Palermos, tha: “Pastore i është i vetmi që mund të largohet. Çdo gjë varet nga vet lojtari. Ne mund ti ofrojmë pagë më pak se 1 milion euro, ndërsa klubet e mëdha më së paku 4 milion euro.” Kjo deklaratat më të vërtetë zyrtarisht mund të hapë një ankand të madh në merkato, ku pritet pjesëmarrje e klubeve italiane e po ashtu edhe e shumë klubeve evropiane.
“Një kryesi e mirë duhet t’i gjejë lojtarët së pari, që t’i rrisë ata dhe me një çmim të lirë”, tha Galliani. Pikërisht siç kishte bërë me Kakanë.
Kohëve të fundit flitet shumë për Ganson, një talent i kristaltë që kushton thuajse 30 milionë euro, por kanë harruar se Milani ka në duar një mini-marrëveshje me San Paolon për talentin brazilian Lucas Rodrigues Moura Da Silva, i njohur si Lucas.
Lojtari që ka debutuar me kombëtaren braziliane me 19 mars kundër Skocisë, mund të arrij në Milanello për një çmim të lirë gjatë merkatos së janarit.
Monday, 30 May 2011 13:47