Ai ende është trajneri i Barcelonës B, por sot ka pranuar që ka biseduar me drejtuesit e Romes, për t’u bërë trajner i tyre. Siç e dimë, ai në këtë sezonë do të largohet nga Barcelona dhe shumë ekipe e kërkojnë.
Ai tha: “Kam pasur kontakte me drejtuesit e Romës. Për mua është një shans i mirë, që të bëhëm trajner i atij ekipi, pasi është ndër klubet më të mira në Itali. Unë kam edhe opcione të tjera, nuk është vetëm Roma që më kërkon, por unë do mundohem dhe do të zgjedh atë që është më e arsyeshme.”
Ai është pyetur në fund nëse do të bëhet trajner i Romës dhe a do ta dërgojë stilin e Barcelonës tek klubi italian? “Po, mund ta bëj edhe ketë gjë. Është e mjaftueshme që të kem lojtar që mund të përshtaten me ketë stil”.
Ndërsa, presidentja në ikje ka deklaruar se i “presim pronarët e rinj me krahët hapur”.
“Në mënyrë absolute, kujtimi im më i bukur mbetet ai i babait tim. Çfarë do më kishte thënë? Unë e di, por nuk mund ta them. Roma do mbetet gjithmonë në zemrën e familjes Sensi. Çfarë i thamë njëri-tjetrit unë e Totti? Gjëra që i thotë vëllai një motre”.
Monday, 30 May 2011 13:40