Të martën Conte firmos me Juven. Pas shumë viteve si lojtar, Antonio kthehet si trajner dhe bëhet gati të jetë protagonisti i sezonit të ringritjes. Po për të martën është fiksuar edhe konferenca e tij për shtyp ku do shprehë emocionet për rikthimin në shtëpinë e tij. Shpresojmë të jetë me fat për këtë aventurë të re dhe shpresojmë që të sjellë atë frymë që “Zonjës së Vjetër” i mungon prej kohësh.
Në anën tjetër, siç raporton korrespondenti i Sky Sport, Manuele Baiocchini, sot pasdite përballë Hotel Hilton në Milano, është lënë takimi mes agjentit të Lichtsteiner dhe njëkohësisht vëllait të tij Marko dhe Marottas. Marotta do të mundohet të arrijë akordin me lojtarin, në mënyre që ta përdorë ketë fakt për të ulur çmimin e lojtarit, klauzola e kontratës së të cilit është 12 milionë euro.
Duke parë lëvizjet e fundit të merkatos, Juventusi nuk është gati ta mbajë Aquilanin. Italiani kërkon të mbetet në Itali dhe Milani pritet të bisedoje këto ditë me Liverpoolin për blerjen e tij. Besohet se çmimi do të jetë pak më shumë se 10 milionë euro.
Edhe pse në kërkim të Kun Agueros është vënë edhe Bayern, Juventusi mbetet pretendenti kryesor, sepse është e vetmja skuadër deri më tani që e ka marrë konsensusin e lojtarit. Agjentët e Kunit dhe IMG që mbron interesat e tij, sigurojnë se argjentinasi është i gatshëm të transferohet në Torino dhe se mjafton të arrihet akordi me Atleticon.
Duke qenë se Ziegler do të jetë titullar i padiskutueshëm në krahun e majtë, e ardhmja e Grossos dhe De Ceglie është e pasigurt. Duket se kampioni i botës do të përfundojë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të mbyllë karrierën e tij, kurse De Ceglie do të përdoret si levë për të arritur tek Lichtsteiner.
Ndërsa Lippi pohon se Matia Cassani është një lojtar i përshtatshëm për Juven. Mbrojtësi i djathtë i Palermos ka eksperiencë dhe teknikë të mirë dhe është prej kohësh nën monitorimin e drejtuesve bardhezi.
Monday, 30 May 2011 13:30