Siç shkruan, Daily Mail, sot, Sir Alex Ferguson është i gatshëm të paguajë 20 milionë funte për Luka Modriçin.
“Sir Alex Ferguson, trajneri i Manchester United, ka filluar të formojë ekipin e tij për sezonin e ardhshëm, duke i ofruar 20 milionë funte Tottenhamit për mesfushorin kreativ, kroatin, Luka Modriç”, shkruan Daily Mail.
Sipas kësaj gazete, United po përgatitet të blejë edhe sulmuesin e Aston Villas, Ashley Young.
Luka Modrië ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2016.
Në anën tjetër disa tifozë të klubit të Liverpoolit ia bënë një befasi menaxherit të Man Unitedit Alex Fergusonit, duke i treguar se kush është Liverpooli.
Tifozët e Liverpoolit ia vendosën një flamur në hyrje të shtëpisë, duke i treguar se sa tituj të Champions Leauges i ka Liverpooli.
Monday, 30 May 2011 13:08