David Alaba me 18 vitet e tij, është një nga talentët më të mëdhenj të Austrisë. Debutimin e tij në Bundesligë e bëri me fanellën e Bayernit, me të cilin bëri ndeshje edhe në Ligën e Kampionëve. Mirëpo, në dimër kaloi tek TSG Hoffenheim, si huazim.
Alaba dëshiron të luajë. Në pyetjen se a do të dëshironte të qëndronte edhe për një vit në Hoffenheim, Alaba tha: “Unë mendoj se shanset e mia që të luaj janë më të mëdha në Hoffenheim sesa në Munich. Unë dëshiroj të luaj një sezon të tërë, dhe të mbledhë përvoje në Bundesligë. Për mua si lojtar i ri, kjo është esenciale. Me pak paraqitje, nuk do të më ndihmonte gjë”.
Ëndrra ime: “Lojtar startues tek Bayerni, në Munich”. Alaba ka një kontratë deri në vitin 2013. Në dimër iu dha Hoffenheimit si huazim, ku bëri 19 paraqitje në Bundesligë.
“Përsëri kam para meje një rrugë të gjatë, më duhet të mësoj shumë më shumë. Është një ëndërr për mua të luaj një ditë si lojtar startues tek Bayerni. Këtë ëndërr dua ta realizoj. Por, deri atëherë më pret një rrugë e gjatë”.
Gjithashtu bavarezët kanë hyrë në garë për të transferuar yllin e Atletiko Madridit, Sergio Aguero.
Dhëndri i Maradonës, pritet që gjatë verës të ikë nga Atletiko dhe kërkohet nga disa skuadra të mëdha evropiane.
Janë Real Madrid dhe Juventus që po bëjnë përpjekje të mëdha që të marrin shërbimet e Agueros, por tashmë interesim kanë shprehur edhe bavarezët, që gjatë merkatos së verës synojnë të forcojnë repartin e sulmit.
Drejtuesit e Bayernit ende nuk e kanë bërë të ditur ofertën e tyre për Agueron.
Monday, 30 May 2011 09:53