Me 6 gusht 2011 do mbahet në Pekin derbi i parë i Madonines. Milani, Kampion i Italisë, e pret Interin, fitues se Kupës në Superkupën e Italisë. Aty do të luhet derbi i parë i Madonines për sezonin 2011/12, ku në pyetje është edhe trofeu i parë.
Ndërsa, sipas të përditshmes Italiane “Corriere dello Sport”, Adriano Galliani është bërë gati për pazar ne Bavari. Ai ka gati ofertat për mesfushorin Bastian Schweinsteiger dhe Miroslav Klose.
Në fakt titulli është “Higuain ose Klose zëvendësues të Ibrës”. Klose i ndjekur edhe nga Lazio, mund të transferohet në Milanello dhe të bëhët zëvendësues i Ibrës, ndërsa për Higuain punët do te ishin ndryshe, sepse ditë më parë qarkullonin zëra se Mourinho e dëshiron Ibrën në ekip, ndërsa për ketë mund të sakrifikohen lojtare si Higuain dhe Benzema.
Corriere Dello Sport gjen konfirmime për interesimin e Milanit për mesfushorin gjerman të Bayernit te Mynihut Bastian Schweinsteiger. Ardhja e tij është sponsorizuar nga Mark Van Bommel, ku të dytë bashkë mbrojtën mesfushën e Bayernit që depërtoi deri në finale të Ligës se Kampioneve vitin e kaluar.
Mesfushori pëlqehet shumë nga Galliani dhe Allegri dhe është njeri ndër emrat e shumtë në listën për mesfushorin e gjysmë-majtë. Milani në fund të qershorit do ketë miqësore në Munich dhe nuk përjashtohet mundësia që të shfrytëzohet rasti për të negociuar për Schweinin.
Gjithashtu Adriano Galliani ka nisur të reduktojë ekipin që disa ditë, mirëpo Mario Yepes nuk hynë në listën e tij. Pavarësisht ardhjes së Mexes i cili po shërohet nga një dëmtim në gju, nuk do të jetë i gatshëm për fillim sezonin. Klubi dhe trajneri kanë besim në Yepes dhe kanë konfirmuar se kolumbiani do të qëndrojë dhe konsiderohet se do të jetë zgjedhja e tretë për në qendër të mbrojtjes.
Në anën tjetër prapë Adriano Galliani një ditë më parë ka thënë se Paulo Henrique Ganso është objektiv i rëndësishëm dhe se interesimi për të nuk është ndalur akoma, dhe do të bëjnë hapin final kur FIGC të hap rregullin për ekstra-komunitarin e dytë.
Luis Alvaro Oliveira, presidenti i Santosit ka dhënë një deklaratë ku ka folur për xhevahirin e tij. “Ganso do të takohet me ne pas Kupës Libertadores dhe do të vendosim për të ardhmen e tij. Unë ende nuk kam marr asnjë ofertë për të, kështu që nuk mendoj në një largim të tij. Corinthians? Këtu nuk do të ishte i lumtur, ai dëshiron të shkojë jashtë vendit. Nëse ai e le Santosin, do ta le për të shkuar jashtë vendit, nuk qëndron në Brazil” deklaroi presidenti i Santosit, ku ishte mjaftë i qartë duke thënë se nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare”.
Ganso dihet se dëshiron Evropën,e më saktësisht Italinë, ndërsa tani topi është në duart e FIGC të cilët mund të lejojnë që një ekip italian të transferoj dy lojtar me pasaporta jo evropiane, që njihen si ekstra-komunitar.
Adriano Galliani ishte në Londër thuhet se për të shikuar finalen në Wembley, mirëpo ka bërë edhe punë të tjera. Ai thuhet se është kontaktuar me drejtuesit e QPR për të negociuar për Massimo Oddon. QPR ka fituar Championshipin anglez. Kampionët e championshipit janë duke monitoruar situatën e Oddos i cili në Milan ka pasur shumë pak hapësir. Mbrojtësi i djathtë mund të largohet në drejtim të Queens Park Rangers, ku ky ekip dëshiron të përforcohet mirë për të qëndruar shumë vite në Premier League.
Gjithashtu ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e Didac Vila. Spanjolli do të mund të kthehet në Espanyol si huazim, mirëpo pa asnjë mundësi për t’u blerë. Pasi Milani ka arritur të sigurojë shërbimet e Taje Taiwo, vendi do t’i ngushtohej edhe më shumë Vilas. Vendimtare do të jetë takimi i ardhshëm midis lojtarit dhe presidentit Pochettino. Lojtari është aktualisht në Barcelonë ku po kalon pushimet dhe pas atij takimi e ardhmja e tij mund të zbulohet se a do të jetë në Spanjë apo jashtë Spanjës. Olympiacos, ditëve të fundit ka shfaqur interesim për spanjollin duke ofruar një shifër prej 1.5 milionë euro për të blerë të tërin nga Milani. Megjithatë, kryesia e Milanit nuk dëshiron ta japë lojtarin përgjithmonë, ndërsa kthimi në Espanyol si huazim pa të drejt blerje duket alternativa më e mirë.
Në Londër ishte i pranishëm edhe Allegri i cili nga afër shikoj dy ekipet aktualisht më të forta në Evropë, Barcelona – Man.UTD, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, tha se është për të ardhur keq mënyra se si Rossonerët për të tretin vit radhazi eliminohen Liga e Kampionëve në raundin e dytë.
“Padyshim me vjen keq. Mund të them se po t’i eliminonim Spursat ndoshta do të kishim shkuar shumë më lart. Milani vitin tjetër do ta ketë një detyrim për të bërë më të mirën në Ligën e Kampionëve, dhe të arrijmë sa me larg që është e mundur, pa përjashtuar edhe mundësin për ta fituar Championsin”, u shpreh Massimiliano Allegri.
Monday, 30 May 2011 09:36