“Barcelona është një ekip i madh, ndoshta më i mirë se ne. Por ne jemi Manchester United dhe kjo skuadër ka lojtarë të mëdhenj. Lionel Messi është i jashtëzakonshëm. Ai lojtar nuk i përket kësaj bote. Leo arrin të bëjë veprime të pabesueshme, që asnjë nuk mund t’i bëjë. Sonte, ne do ta bëjmë lojën tonë. Kemi një javë që po e analizojmë stilin e Barcelonës, por më shumë duhet të shqetësohemi për veten tonë”, tha Chicho.
Ndërsa, mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, është duke u përpjekur që skandali mbi racizmin të jetë prapa tij. Busquets rrezikoi finalen për shkak të atij skandali, por pas vendimit të UEFA-së. ku ai u shpall i pafajshëm, do të mund të luajë sot.
“Nuk kam ndonjë zemërim. Do të jem totalisht i fokusuar të ndihmojë ekipin për të fituar ndeshjen. Ky ka qenë një vit i vështirë, por dua ta fitoj finalen”.
Në anën tjetër, mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka thënë se ishte vendim i mirë largimi i tij nga Manchesteri.
Pique u largua nga Manchester dhe erdhi tek Barcelona, ku fitoi të gjithë trofetë dhe tashmë ka edhe Shakiran.
“Unë kur erdha tek Barcelona punova shumë dhe fitova minutat dhe besimin e trajnerit, tashmë Ferguson shumë do kishte dëshirë që të më kishte në Old Traford, por unë kam kaluar 3 vite të mira tek Manchesteri dhe unë mund të isha ende atje, po të kisha pas minutazhë më shumë, por unë mora vendimin që të largohem nga ky klub e të shkoj në shtëpinë time, pra në Barcelonë, por unë prapë se prapë kam respekt për Fergusonin”, perfundoi Pique.
Saturday, 28 May 2011 13:09