Lucas Leiva, i cili është shpallur lojtari më i mirë i Liverpoolit për sezonin që sapo ka mbaruar, ka deklaruar që, sipas tij, Raul Meireles ka qenë lojtari më i mirë i Liverpoolit për këtë sezon.
Portugezi Meireles që në Anfield erdhi verwn e kaluar për 11.5 milionë funte si zëvendësues i Mascheranos, shënoi 5 gola në 41 paraqitje, në të gjitha garat, për Liverpoolin, në sezonin e tij të pare. Në fanellën e kuqe, përpos 5 golave ai realizoi edhe 9 asistime të tjera për bashkëlojtarwt e tij.
“Është vështirw të zgjedhësh një lojtar pas këtij sezoni”, tha Lucas.
“Dirk Kuyt ishte lojtar shumw i rëndësishëm dhe shënoi shumë gola. Pepe Reina ishte vazhdimisht i mirë dhe aty është edhe Raul”.
“Do të zgjedhja Raul Meirelesin, sepse ishte sezoni i tij i parë për Liverpoolin dhe ai ka qenë fantastik. Ai ka shënuar disa gola shumë të rëndwsishëm dhe e meriton atë”.
“E di se sa e vështire është të vish në Anfield dhe të luash. Ai ka ardhur dhe ua ka dëshmuar të gjithëve se ai është lojtar vërtet shumë i mirë.
Ndërsa, Raheem Sterling është votuar si lojtari më i mirë i Akademisë sw Liverpoolit për sezonin 2010-11.
Saturday, 28 May 2011 12:15