“Kjo finale është një ndjenjë e madhe për ne. Shumë njerëz janë të lumtur që ne kemi arritur këtu. Është e pabesueshme kur i shikon tifozët kur ekipi juaj shënon gol ose fiton trofeun. Trajneri ynë, Pep Guardiola, është një njëri që gjithmonë e gjen një zgjidhje. Kur gjërat nuk shkojnë mirë për ne, ai mundohet të gjejë një rrugë që të ecë pa pengesa. Mua më pëlqen të shikoj se si luan Rooney, por nëse i vlerësoj ata një nga një, unë them se Giggs dhe Scholes janë shembuj për çdo lojtar tha Iniesta.
Ndërsa mbrojtësi i Barcelonës, Adriano Correia ka thënë se dëshiron të fitojë sa më shumë tituj evropianë, duke filluar që sonte ndaj Manchesterit. Braziliani e ka fituar kupën UEFA dy herë me Sevillan, dy kupa të Spanjës, një Superkupë te Spanjës dhe një Superkupë evropiane.
Në Evropë unë kam fituar gjithçka, pervec Ligës së Kampionëve. Kështu që tani është një shans i madh për mua edhe ekipin tim. Unë dua ta përfundoj sezonin e parë me Barcelonën, duke fituar Ligën e Kampionëve” tha Adriano.
Saturday, 28 May 2011 12:07