Lajme Shqip Saturday, 28 May 2011 10:32

Mediat angleze: Truket e Barcelonës për të fituar ndeshjet. paralajmërimi për United vjen nga Jack Wilshire, përmes “Daily Star”. Rekordi i ri anti-Liverpool, gati në duart e Sir Alex Fergusonit, që duke mposhtur Barcelonën mund të barazonte tre kupat e fituara nga Bob Paisley me “Reds”, shkruan Daily Express dhe një Lionel Messi i kartonizuar që Daily Mail ia ka lënë në dorë karikaturistit më të mirë për të burgosur pleshtin.
Këto janë argumentet që mund të gjenden në mediat angleze në vigjilje të finales së Ligës së Kampionëve.
Pa harruar ato dy bileta që kushtojnë 20 mijë funte, siç denoncoi The Sun, ndërsa në Telegraph Sport theksohet ekzistenca e një plani B, ose më saktë një kalim nga 3-4-3 në 4-4-2.
Mediat spanjolle: Titulli më i mirë është i “Mundo Deportivo”, që hapet me “Për të dhjetin”, duke iu referuar trofeut të dhjetë që mund të fitojë Barcelona në epokën Guardiola.
Gazeta tjetër katalanase, “Sport”, ka kryetitull shumë të qartë: “Të kallin datën. Yjet e Barçës frikësojnë Manchesterin”.
Tjetër “dynja” në Madrid. Në finalen e Championsit luan një spanjolle, por ata mendojnë për tjetër gjë. “Marca” dhe “As” hapen të dyja me Agueron dhe Benzema.
Fytyra të habitura, transformuar nga gëzimi i fituesve që kurrë nuk e kishin imagjinuar të gjendeshin me Kupën në duar, kundrejt dëshpërimit dhe pishmanëve të humbësve që, në të kundërtën, ndiheshin kampionë dhe një shkallë më lart se kundërshtari, përpara ndeshjes.
Janë këto efektet dhe kundërindikacionet e një finaleje të Champions League, që të dridhëron trupin, si ndoshta mund të jetë Manchester United-Barcelona e ditës së sotme, në “Wembley”.
Mund të fitosh, apo të humbësh, por në rastin e dytë të dy skuadrat urojnë që të mos kenë një fund të hidhur dhe të papritur, ndoshta dhe nga skenaristët më të mirë të filmave hollivudianë. Sigurisht, futbolli është një sport i bukur, pikërisht sepse asgjë nuk është absolute dhe sepse papritshmëria është karakteristika që e dallon dhe e bën edhe më argëtues se çdo sport tjetër, ku ndoshta topi është i rrumbullakët, por në fushë nuk rendin pas tij 22 lojtarë.
Gjatë gjithë historisë së Ligës së Kampionëve ka pasur finale që kanë tronditur jo pak emocionalisht, por kjo i ka bërë të pavdekshme në kujtesën e humbësve dhe fituesve, tifozë, lojtarë, apo protagonistë në të mirë e të keqen qofshin ato. Ja disa nga “skenarët” më të bukur.
1.Në Stamboll, tragjedia më e madhe kuqezi.
Ishte 25 maji i vitit 2005 dhe në stadiumin olimpik “Ataturk”, të Stambollit, përballet Milani dhe Liverpuli, dy skuadra të nisura jo si favorite në fillim të kompeticionit, por që treguan vazhdimësi dhe një potencial të jashtëzakonshëm që nga ndeshjet e grupeve, deri në fund. Në pjesën e parë kuqezinjtë e Ançelotit janë një “vullkan” në erozion, saqë shënojnë tre gola rrufe, duke çoroditur të kuqtë, por jo publikun anglez, që vazhdon të thërrasë “Go Reds, Go Reds”.
Shënuesit kuqezi janë Maldini, ndërsa Krespo realizon një dopietë fantastike. Në dhomat e zhveshjes ka dy situata krejt të kundërta: në atë kuqezi gëzimi dhe zhurma mbizotëronin, saqë disa futbollistë përgatiteshin për festën finale. Ndërsa, në dhomën tjetër heshtja ishte “kryefjala” e vetme e një analize teknike. Por diçka ndodh në 45 minutat e dyta. Në fushë zbret një Milan i relaksuar dhe i bindur për fitoren, ndërsa Liverpuli reagon me karakter dhe personalitet.
Mjaftojnë 7 minuta dhe në fushë kthehet barazimi. Si? Gerrard, Schmicer dhe Alonso shënojnë për të kuqtë. 3-3 dhe çdo gjë nga e para, por te penalltitë Dudek bën mrekullitë, duke pritur penalltinë e Serghiinhos, Pirlos dhe Shevçenkos, ndërsa për “reis” vetëm Rise kishte gabuar. Fitues është Liverpuli, Milani humbet një finale të futur në “kasafortë” pas 45 minutash. “Nuk fjeta një vit të tërë, mendova se karriera ime kishte përfunduar aty”, ishte shprehur Gatuzo dy vjet më pas.
2.Mançester Junaijtid, dy minutat e lavdisë.
I vetëm në fushë, në lot, i dëshpëruar dhe ende i shokuar. Është kjo pamja e Samuel Kufurit në terrenin e blertë të “Camp Nou”-t, në orën 22:51 të 26 majit 2011. Ganezi nuk e kupton ende se çfarë ka ndodhur, ashtu si i gjithë Bayern Munchen, që deri në minutën e 91 kryesonte 1-0 me gol të Baslerit, që në minutën e 5, i cili kishte realizuar me goditje dënimi. Dhe gjermanët po administronin me qetësi. Por, në kohën shtesë ndodh diçka e paimagjinueshme. Sheringam dhe më pas Solskiaer realizojnë në të 91 dhe 93. Gjyqtari italian, Kolina, vërshëllen fundin. Hitcfeld s′mund t′i besojë syve, Bayerni i tij ka humbur. Ferguson nuk përmbahet.
3.Filozofia e Kapelos shkatërroi Cruyffin.
Si mund të mposhtet një skuadër e cila ka në përbërjen e saj futbollistë të kalibrit si Guardiola, Kuman, Bakero, Stoiçkov, Amor, Romario, apo Begirishtain dhe Zubizareta, drejtuar nga një magjistar si Johan Cruyff? E thjeshtë, pyesni Don Fabio Capelon, trajnerin e rezultateve, ai që udhëhoqi atë Milan te Champions i pestë kuqezi, në majin e 1994-ës, kur në finale shkatërroi Barcelonën 4-0, me dopietë të Masaros një i panjohur në atë kohë dhe golat e gjeniut Saviqeviç dhe kolosit Desai. Asnjë histori në fushë, ndërsa përpara finales së Athinës kishte nga ata që s′do të vinin bast qoftë një qindarkë për Milanin.
4.Dortmundi, surpriza e hidhur për Juven.
Ishte 28 maji i vitit 1997 dhe në “Olympiastadion”-in e vjetër të Munchen luajnë Borusia Dortmund dhe Juventusi. Nëse bardhe-zinjtë kishin plotësuar parashikimin, duke mbërritur në finale ashtu si kishin synuar në fillim, e njëjta gjë s′mund të thuhej për verdhe-zinjtë, të cilët eliminuan kockën e fortë United, në gjysmëfinale.
Pikërisht skuadra e Hitzfeldit shfaqej si inferiore ndaj “Zonjës” së Lipit, me në skuadër kampionë si Jugoviç, Deshamps, Zidane, Boksic, Vieri e Del Piero. Te Dortmundi vetëm Andreas Muler dhe Matis Zamer udhëhiqnin një grup të ri, nga i cili u dallua Riken, autor i një goli, por sidomos Ridle, me dopietë. Për Juven, goli i vetëm, i Del Pieros.
5.Liverpuli, “Zot” në shtëpinë e Romës.
Është bërë i famshëm për lëvizjet e tij teatrore, të cilat shërbyen për të shpërqendruar jo pak, por dy nga futbollistët më të rëndësishëm të Romës, Konti dhe Graciani, në atë finale të humbur nga verdhe-kuqtë, në fushën e tyre, “Olimpico”, më 30 maj të vitit 1984, kur Liverpuli i Ian Rashit, Sunesit, Dalglishit dhe Semi Lis triumfoi pas 11-të metërshavë, kur ndeshja ishte mbyllur 1-1 në 120 minuta. Është e vetmja finale e luajtur nga Roma gjatë gjithë historisë së Ligës së Kampionëve.
Pikërisht skuadra e Hitzfeldit shfaqej si inferiore ndaj “Zonjës” së Lipit, me në skuadër kampionë si Jugoviç, Deshamps, Zidane, Boksic, Vieri e Del Piero. Te Dortmundi vetëm Andreas Muler dhe Matis Zamer udhëhiqnin një grup të ri, nga i cili u dallua Riken, autor i një goli, por sidomos Ridle, me dopietë. Për Juven, goli i vetëm, i Del Pieros.

Lajmet e fundit

Të gjitha lajmet e fundit në Sport. Aktualizimi i fundit: 04.11.19 // 11:11
(Futboll)

Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar të paraqiten në»»

(Futboll)

Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me Jurgen Klopp rreth»»

(Futboll)

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një mesazh nga kreu»»

(Futboll)

Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney. Përveç tre pikëve»»

(Futboll)

Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë sezon, nuk ka»»

(Futboll)

Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real Madrid është kualifikuar»»

(Futboll)

Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) ka anuluar 17 nëntorin si termin të rezervuar për të luajtur miqësore në Prishtinë me Përfaqësuesen e Kosovës. Lajmi»»

(Futboll)

Drejtuesit e Monacos kishin tentuar ta transferonin Jose Mourinhon nga Chelsea, por kishin dështuar ta bëjë një gjë të tillë. Jose Mourinho rrezikon të shkarkohet»»

(Futboll)

Angel di Maria beson se skuadra e tij ka luajtur shumë më mirë se Real Madridi. Anësori i PSG’së, Angel di Maria ka folur për»»

(Futboll)

Real Madridi ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, pas fitores prej 1-0 kundër Paris Saint-Germainit. Los Blancos triumfuan me»»

(Futboll)

Juventusi është ndarë baraz me Borussia Monchengladbachun 1 me 1. Golin për Gladbach e realizoi Johnson ndërsa për ‘zonjën e vjetër’, shënoi Lichtsteiner. Manchester City»»

(Futboll)

Manchester United u është rikthyer fitoreve, duke mposhtur në Ligën e Kampionëve CSKA Moskën me rezultat 1 me 0. Djelmoshat e Louis van Gaal nuk»»

(Basketboll)

Sigal Prishtina sfidon skuadrën nga Kazakistani, Astana. Klubi më i suksesshëm në vendin tonë, për herë të parë përfaqëson Kosovën në një eveniment të nivelit»»

(Basketboll)

Klubi i Basketbollit Prishtina, ka nënshkruar kontratë të re me kompaninë Albaqeramika e cila do të jetë sponsore e këtij klubi edhe për vitin 2015-2016.»»

(Basketboll)

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Alhaji Mohammed, ka treguar se pse ka festuar me shqiponjë në ndeshjen e Ligës Ballkanike kundër Kozhuvit Shikoni më poshtë kronikën»»

(Basketboll)

“Ne e kemi marrë ftesën dhe shumë shpejt pritet ta konfirmojmë pjesëmarrjen në kualifikimet për ‘Eurobasket 2017′”, është shprehur Hoxha. “FIBA na e ka dërguar»»

(Basketboll)

KB Sigal Prishtina ka shënuar fitore të lartë kundër KK Kozuvit me rezultat 88:60. KB Sigal Prishtina ka vazhduar të shkëlqej në Ligën Ballkanike, pasi»»

(Basketboll)

Sigal Prishtina është e interesuar të kthejë në radhët e veta Dardan Berishën, nëse ai largohet nga skuadra e Cibonës. Kështu ka deklaruar drejtori i»»

(Boks)

Kickboxieri shqiptar, Faton Vukshinaj po vazhdon të shkëlqej në Zvicër Kickboxieri profesional shqiptar, Faton Vukshinaj, ka mposhtur grekun Levan Guruli, në kategorinë A deri në»»

(Boks)

Sinan Samil Sam ka ndërruar jetë në një klinik në Stamboll pas problemeve të mëdha në mëlçi Boksieri i famshëm turk, Sinan Samil Sam, i»»

(Boks)

Tmerri që ngjau ishte i vështirë për t’u kuptuar. Portorikani 23 vjeç, Prichard Colon, dukej i pathyeshëm, boksier me grusht të fuqishëm që nuk kishte»»

(Boks)

Shumë e kanë përshkruar si “bishë”. Madje, konsiderohej si person i “frikshëm”. Por, legjenda e boksit, Mike Tyson, është treguar shumë i butë me një»»

(Boks)

Dy vëllezërit, Hekuran dhe Dardan Avdylaj, kanë dalë fitues të shtunën në mbrëmje në ndeshjet e tyre në kick boks të mbajtur të shtunën në»»

(Boks)

Boksieri i njohur shqiptar, Tefik Bajrami, është kampion i Evropës në versionin WBU, pasi që sonte (e shtunë) mposhti hungarezin Attila Makula. Në një atmosferë»»

(Tenis)

Në Botërorin e pinpongut të mbajtur në Rusi ditë më parë, organizatorët nuk e vunë flamurin e Kosovës në sallë, e as në ekranet pranë»»

(Tenis)

Tenistja ruse, Maria Sharapova, është sportistja që është paguar më se shumti gjatë dekadës së fundit, ka shpallur mbrëmë revista Forbes. Ky konstatim është mbështetur»»

(Tenis)

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, ka mposhtur serbin Novak Gjokoviq në gjysmëfinale të turneut të tenisit në Montreal të Kanadasë, me rezultat 6:4, 3:6, 7:6 (2).»»

(Tenis)

Rafael Nadal është “mbreti” i pakundërshtueshëm i “Roland Garros”, pasi tenisti spanjoll ka triumfuar për herë të tetë në karrierën e tij në turneun francez.»»

(Tenis)

Vetëm dy javë para fillimit të turneut prestigjioz të Uimbëlldon në tenis, ekspertët e basteve kanë paralajmëruar se ka sinjale të forta se shumë atletë»»

(Tenis)

Serena Uilliams vazhdon dominimin në tenisin femëror, duke regjistruar suksesin e 30-të radhazi në turnetë që ka marr pjesë në vitin e fundit, për të»»

(F1)

Michael Schumacher vazhdon të luftojë për t’iu kthyer një jete sado pak normale, pas dëmtimeve të rënda të pësuara në tru, prej aksidentit me ski»»

(F1)

Lewis Hamilton ka fituar titullin e tretë të kampionit të Formula 1, pas triumfit në garën e Austinit për Çmimin e Madh të SHBA-ve. Hamilton»»

(F1)

Pothuajse dy vjet pas aksidentit me ski në Aplet Franceze, piloti i “Formula 1” vazhdon të jetë ende nën kujdesin e mjekëve. Pavarësisht se familja»»

(F1)

Carlos Sainz ka pësuar një aksident të rëndë gjatë provave të lira për çmimin e madh të Rusisë Piloti i Formula 1, Carlos Sainz ka»»

(F1)

Lewis Hamilton është fituesi i garës së kësaj fundjave në Japoni, gara e 14 e Botërorit të Formula 1, pasi siguroi me një diferencë prej»»

(F1)

Michael Schumacher, ish kampioni i Formula 1, vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë. Ish-piloti i Formaul 1 tashmë peshon më pak se 45 kg»»