Chelsea ka bërë një ofertë të re për brazilianin Neymar. “Blute” ofruan 19 milionë euro verën e kaluar, por u refuzuan nga Santos.
Kësaj here në Stamford Bridge janë të bindur se Chelsea do ta mbyllë shumë shpejt marrëveshjen për 23 milionë euro.
Abramoviç është shumë i bindur se do ta sjellë atë në Londër. Ditë më parë sulmuesi i talentuar ka thënë për mediet se ëndërron të luajë tek Chelsea, dhe se kërkon të transferohet në këtë verë në Stamford Bridge.
Ky lajm është i keq për Drogban dhe Anelka, të cilët janë shumë pranë largimit.
Ndërsa, qendërmbrojtësi brazilian kërkohet nga skuadra ruse, Zenit St. Petersburg. Vetë Luciano Spalleti ka kontaktuar personalisht me drejtuesit e Chelseait, për t’i pyetur nëse mund të nënshkruajnë me 28-vjeçarin brazilian, Alex.
Alex, i cili ka luajtur 17 herë me kombëtaren e Brazilit, nuk po gjen dot vend në formacionin e pare, pas ardhjes se qendërmbrojtësit nga Benfika, David Luiz.
Saturday, 28 May 2011 09:42