Jamie Carragher dhe Lucas Leiva e kanë përshëndetur rekordin që vuri Martin Skrtel në këtë sezon me Liverpoolin, duke mos e humbur asnjë minutë të vetëm në të gjitha ndeshjet.
“Është arritje fantastike nga Martin. Është e vështirë të luash në çdo ndeshje e lëre më tani në futbollin modern, sepse ka shumë më shumë ngarkesa”.
“Shpresoja se Leighton Baines do të pushonte në ndeshjen e fundit apo të lëndohej, në mënyrë që Martin Skrtel ta shijonte vetë këtë rekord, mirëpo edhe pse nuk ndodhi, kjo është arritje e madhe për të”, tha Carragher.
Ndërsa Lucas Leiva u shpreh: “Martin ka qenë i shkëlqyer që nga koha kur ka ardhur këtu dhe forma e tij në këtë sezon ka qenë fantastike”.
“Ai është shumë i fortë dhe i jep konfidencë mesfushës që ka qendërmbrojtës të atillë”.
“Për mbrojtës është shumë vështirë, pasi që një karton mund ta ndryshojë paraqitjen tuaj impresive”, përfundoj Lucas.
Këtu mund t’i shihni dështakët e Premier Leagues dhe pa dyshim kësaj 11-sheje i prijnë Fernnado Torres dhe Joe Cole.
Portier: Heurelho Gomes (Tottenham);
Mbrojtës: Winston Reid (West Ham), Sebastien Squillaci (Arsenal), Matthew Upson (West Ham), Paul Konchesky (Liverpool);
Mesfushorë: Joe Cole (Liverpool), Stephen Ireland (Aston Villa), Bebe (Man Utd);
Sulmues: Fernando Torres (Chelsea), Edin Dzeko (Man City), Mauro Boselli (Wigan).
Saturday, 28 May 2011 09:05