“Barça është vëne pas Pastores. Il Flaco është objektivi kryesor, ka qene një kontakt me Zamparinin që ka kërkuar 50 milionë euro, shifër qe Rosell dëshiron të ulë me dëshirën e lojtarit që të luaj në Barcelonë. Interi dhe Juve janë larguar nga gara per lojtarin.”
Sipas një raporti ne Corriere dello Sport, Jose Mourinho mund te rikthej përsëri interesimin për brazilianin e Interit Douglas Maicon. Trajneri Portugez do të tentoj që gjatë kësaj vere të transferoj mbrojtësin brazilian të cilin nuk arriti ta transferoj vëren e kaluan në Madrid, mbetet të shihet nëse në ditët në vazhdim ndonjë ofertë zyrtare të Realit.
Ndërsa Samuel Eto’o mbetet një zi-kaltër edhe për sezonin e ardhshëm, me 100%.
“Këto kanë qenë fjalët e presidentit Massimo Moratti që në Livorno, në 40-vjetorin e Armando Picchi është ndaluar paksa edhe tek mërkato e klubit te tij.”
Eto’o i pa-shitshëm?: “Po, Absolutisht. Nuk besoj që ai vetë të dëshiroje të largohet dhe gjithashtu dëshira jone është të qëndroje me ne akoma. Incidente te vogla mund te ndodhin dhe për diçka të tillë me vjen mjaft keq, por kjo nuk do të thotë se Eto’o do të largohet nga klubi zi-kaltër.”
Dy dite nga Finalja e Kupës se Italisë kundër Palermos, Presidenti zi-kaltër ka thëne: “Kupa e Italisë mund të them se është e rëndësishme, mjaft e rëndësishme dhe diçka të tillë duhet të marrim me mjaft seriozitet. Në vitet e fundit kemi arritur ta fitojmë mjaft herë rresht dhe duam te vazhdojmë të bëjmë diçka të tillë. Lojtaret besojnë mjaft në faktin se ky trofe duhet te fitohet. Mendoj që edhe për klubin e Palermos ka një domethënie mjaft te madhe kjo Kupë, kështu që nuk do të jetë një ndeshje e lehte për ne.”
Ne fund ndonjë pyetje rreth mërkatos zi-kaltër Sanchez?: “Ka cilësi mjaft të mira, por mund të them që në qarkullim ka edhe të tjerë lojtare mjaft të dobishëm si ai. Faktikisht ne mund të themi se nuk kemi edhe aq nevoje të madhe për një sulmues. Ato qe kemi më shumë nevojë, janë talentet e rinj në mesfushë, aty ku ndonjë lojtar yni momental, gjatë sezonit mund të ndjeje edhe ndopak lodhje.”
Mata?: “Mund të them se është një lojtar mjaft i zoti, por nuk jam ne dijeni ende nëse jemi duke e ndjekur një lojtar të tillë apo jo.”
Montolivo?: “Aktualisht nuk jemi shumë të interesuar për të, kam lexuar diçka të tillë në gazetë, por mund të them se janë vetëm spekulime të këtyre të fundit.”
Saturday, 28 May 2011 09:03