Ekipet finaliste për të arritur deri në finale kanë luajtur këto ndeshje:
Manchester United:
Manchester United 4-1 Schalke
Schalke 0-2 Manchester United
Manchester United 2-1 Chelsea
Chelsea 0-1 Manchester United
Manchester United 2-1 Marseille
Marseille 0-0 Manchester United
Barcelona:
Barcelona 1-1 Real Madrid
Real Madrid 0-2 Barcelona
Shakhtar Donetsk 0-1 Barcelona
Barcelona 5-1 Shakhtar Donetsk
Barcelona 3-1 Arsenal
Arsenal 2-1 Barcelona
Ndersa mbrojtësi i Manchester United Rio Ferdinand është i bindur se “djajtë e kuq” mund ta mposhtin Barcelonën. Ai respekton më së shumti CR7 se sa Leo Messin, i cili do të jetë rreziku më i madh për të nesër.
“Nuk kam shumë fjalë për ta përshkruar at të voglin Messi. Rekordi i tij për shënimin e golave është fenomenal, ka shënuar mbi 50. Nëse i shikoni numrat, Messi është lojtari më i mirë në botë, mirëpo unë do ta kisha vendosur Ronaldon para tij, ndoshta pse kam luajtur me të së bashku më herët” ka thënë Ferdinand.
“Messi është një lojtar i shkëlqyer dhe bën gjëra të mira. Besoj se mund të i përballemi dhe jam i bindur se kemi zgjidhje për të dhe do të mund të fitojmë.” ka thënë Ferdinand.
Friday, 27 May 2011 15:48