Qysh në janar, Werder Bremen ishte i interesuar për shërbimet e grekut Sokratis Papastathopoulos, i cili kohëve të fundit shpesh herë ka ndërruar ambient, ai lëvizi prej Genoas në Milan e pastaj prej Milanit në Genoa.
Tani gjermanët janë kthyer në kërkim të tij, mirëpo këtë pazar nuk do ta bëjnë në zyrat e Via Turatit por në oborrin e Enrico Preziosit.
Presidenti i Rossoblu ju ka bërë thirrje gjermanëve se kërkon një milion euro për të huazuar atë diku një vit, por Werder Bremen mendon të blejë të tërë kartonin e tij.
Ndërsa Andrea D’Amico agjenti i Gattusos dhe Antoninit, është kontaktuar ekskluzivisht nga Tuttomercatoweb.
Anzhi a mund të jetë e ardhmja e Gattusos? “Ata kishin bërë kërkesë në mars, por tani për tani nuk ka asgjë të re, kështu që unë nuk kam asgjë për të komentuar”.
Sa për Antoninin? “E ardhmja e tij është në Milan”. deklaroi D’Amico.
Friday, 27 May 2011 15:41