Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, është i bindur se klubi i tij nuk e ka ndërmend ta largojë atë gjatë këtij afati kalimtar veror, edhe pse spekulimet pohojnë një gjë të kundërt.
“Unë mendoj se Reali nuk është duke menduar të më shesë mua këtë verë. Jose Mourinho ka besim te unë dhe dëshiron të punoj ende me mua”, “Ju do të shihni Benzeman e vërtetë në sezonin e ri”.
Benzema gjithashtu foli pak për Agueron duke thënë “Aguero definitivisht se ka kualitete të mjaftueshme të luajë për Real Madridin”.
Presidenti i Benficas, Luis Filipe Vieira ka bërë publik çmimin përfundimtar të lojtarët të tij, Fabio Coentrao i cili kërkohet me ngulm nga Real Madridi.
Coentrao luan në krahun e majtë, krah ky në të cilin këtë sezon ka shkëlqyer Marcelo por pavarësisht kësaj Mourinho dëshiron të përforcoj mbrojtjen e tij duke transferuar lojtarë të rinj.
“Lojtari largohet vetëm nëse dikush për të paguan 30 milion euro. Ky është çmimi përfundimtar i tij”, tha Vieira.
Ndërsa legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff i cili shumë herë e sulmon Mourinhon ka vazhduar të bëj gjënë e njëjtë duke thënë se sjelljet e bosit të Real Madridit nuk janë një shembull i mirë për fëmijët e tij.
“Si një trajner ai ka vetëm një gjë – ka arritur suksese të mëdha. Ai është më i madhi në klubin e tij ndërsa mua nuk më pëlqen mënyra se si sillet ai”.
“Nuk është ajo çfarë e thotë por është se si e thotë atë. Ka raste kur ai bën disa gjeste të cilët nuk janë një shembull i mirë për fëmijët”, tha Cruyff për Marca.
Friday, 27 May 2011 14:13