Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, thotë se ai dëshiron të gjejë një mesfushor të ri për të nënshkruar.
Alegri është duke kërkuar dikë që do të mund ta zëvendësojë Andrea Pirlo, i cili iu bashkua Juventusit këtë javë.
“Jam në kontakte të përditshme me zëvendës-presidentin Adriano Galliani, por do t’ia lë tregun e transferimeve atij pasi ai ka treguar me kalimin e kohës se është mjeshtër”, ka thënë Allegri për Sky Sport Italia.
“Kam folur për shumë lojtarë me klubin. Galliani do të nënshkruajë lojtarin i cili do të jetë më i shfrytëzueshëm për ne. Ne duam një mesfushor të krahut të majtë që ka sy edhe për gol, dikë që mund të zëvendësojë Andrea Pirlon në ekip”, ka shtuar trajneri italian.
Allegri po ashtu ka pranuar se një prej opsioneve mund të jetë mesfushori i Napolit, Marek Hamsik.
Në anën tjetër Liverpool është shumë afër për të arritur një marrëveshje për mbrojtësin portugez Fabio Coentrao, mediat portugeze shkruajnë se Liverpooli tashmë ka arritur pajtim me Benfican me qëllim të transferojë lojtarin në Anfield.
Shuma që Kenny Dalglish është pajtuar të paguajë thuhet të jetë 25 milionë funte ose 29 milionë euro, dhe lojtari do të arrijë si një zëvendësim për Paul Konchesky.
Megjithatë, as Liverpooli e as Benfica nuk e kanë konfirmuar marrëveshjen e arritur, dhe deri atëherë do të mbetet debat nëse mbrojtësi do të luajë në Ligën Premier.
Fabio Coentrao bashke me David Luiz ishin dy të ndjekurit e rosonerëve që nga viti i kaluar por si duket tashmë pas transferimit të Taiwos tek Milani dhe largimit të Luiz nga Benfica duke kaluar tek Chelsea rosonerët duket se kanë hequr dorë edhe nga një super-lojtar si Fabio Coentrao.
Friday, 27 May 2011 13:51