Liverpooli kërkon ta shfrytëzojë rastin pasi që Birmingham ka rënë nga Premier Liga, që t’ia rrëmbejë qendërmbrojtësin e tyre kryesor, Scott Dann.
Liverpooli thuhet se në ditët në vijm do t’i ofrojë 10 milion funte për Scott Dann, pasi që dëshiron ta forcojë mirë anën defansive të skuadrës.
Liverpooli në këtë sezon e ka përcjellë shumë Scott Dannin dhe mendon se mund të kryejë punë në skuadër.
Scott Dann është 24-vjeçar, me nënshtetësi angleze dhe luan me këmben e djathtë.
Thuhet se Kenny Dalglish është afër marrëveshjes me mesfushorin e Sunderland, Lee Cattermole.
23-vjeçari cilësohet si një mesfushor i shkëlqyer në Premier Ligë, andaj Liverpool është në gjendje t’ia ofroj 12 milionë funte, sa shkruan në klauzolën e tij, në mënyrë që të vijë në Anfield.
Liverpooli është e përgatitur të ofrojë plot 12 milion funte për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit anglez , Stewart Downing.
Downing ka vetëm edhe dy vjet kontratë me Aston Villën dhe ka refuzuar vazhdimin e saj. Mesfushori i krahut i cili ka agjentin e njëjtë me atë të Steven Gerrardit dhe Jamie Carragherit, tha: “E di që klubi dëshiron të ma vazhdojë kontratën, mirëpo unë jam 26 vjet dhe dëshiroj të luaj në Champions League, pra nuk i premtoj askujt për kontratën e re”. Kjo ka bërë që Kenny Dalglish të veprojë shpejt dhe të përgatisë një ofertë të vlefshme 12 milionë funte.
Ndërsa, sipas agjentit të Alberto Aquilanit, e ardhmja e klientit të tij vendoset javën e ardhshme.
“Siç kam dëgjuar unë, Juventusi është i kënaqur e shërbimet e Aquilanit, ai ka edhe tre vjet kontratë me Liverpoolin, mirëpo ka mundësi që Juve ta blejë kartonin e tij përherë, besoj se klubet do të arrijnë gjuhë të përbashkët dhe të arrihet transferimi, mendoj se javën e ardhshme gjithçka do të sqarohet”, tha Agjenti i Aquilanit.
Friday, 27 May 2011 09:53