Ish-tekniku i kombëtares së Italisë, Marcelo Lippi, ka thënë për mediet italiane se asi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, do të rikthehet sërish te Manchester United.
“Unë dhe Ferguson mendojmë se ai është një sulmues i madh, i cili mund të luajë në të dy krahët. Ferguson më ka thënë se do ta rimarrë Ronaldon”, ka deklaruar Lippi.
Portugezi ka thyer rekordin në La Liga, duke shënuar 40 gola në një sezon të vetëm.
Ndërsa, ish-shefi i Real Madridit, Ramon Calderon, e ka krahasuar trajnerin e Los Blancos, Jose Mourinhon, me kasapin e Luftës së Dytë Botërore, Adolf Hitlerin.
“Ju mund të keni 1 milion fansa të cilët janë duke brohoritur për ty, por Hitleri u vlerësua nga miliona njerëz para se të dështonte”.
“Ndjehem keq për Real Madridin dhe Florentinon”, tha Calderon për ONA FM.
Në anën tjetër, Reali i Madridi vazhdon të jetë i papërmbajtshëm në merkato. Me blerjet e Sahin, Altintop e Hoze Maria Kalejon, trajneri Hoze Mourinho nuk duket se është ngopur. Tashmë drejtuesi i stolit merenguez kërkon yje të tjerë të futbollit ndërkombëtar.
Për mbrojtjen, spanjollët kanë shënjestruar lojtarin e Mançester Junajted, Rio Ferdinand. Ndërkohë, vazhdon flirtimi i madrilenëve me lojtarët e Bundesligës Gjermane. Si përforcim i mundshëm për mesfushën në “Santiago Bernabeu” vlerësohet lojtari i Bajernit të Mynihut, Bastian Schëeinsteiger. Ai pritet të zë vendin e Lasana Diarrasë, që mund të transferohet te Juventusi.
Friday, 27 May 2011 09:38