Sipas gazetës të përditshme torineze, “TuttoSport”, e ardhmja e Ibrahimoviqit nuk është e sigurt.
Pavarësisht mohimeve të klubit, trajnerit dhe agjentit te tij Mino Raiola, vazhdon të qarkullojë mundësia që Ibrahimoviq të bashkohet me ish-trajnerin e tij, Jose Mourinho.
Sipas zërave të fundit, çelësi për t’u realizuar ky transferim do të jetë Benzema, i cili është vënë në shitje nga Mourinho, i cili preferon më shumë Adebayorin dhe Higuainin.
Do të jetë e vështirë të ndodhë kjo, sepse suedezi erdhi një vit më parë në Milanello, dhe me ardhjen e tij rosonerët fituan skudeton, e cila iu mungonte që 7 vjet.
Benzema, edhe pse ka një teknikë të shkëlqyer, ende nuk ka treguar aftësitë e tij më të mira se sa talenti nga Malmo.
Rosonerët vitin e ardhshëm dëshirojnë të fitojnë Ligën e Kampionëve, dhe duket se këtë mundësi nuk mund t’ua dhurojë Ibrahimoviq, i cili është i pafat në këtë kompedicion, ndërsa me francezin çdo gjë mund të jetë më e mundur.
Në anën tjetër, veterani i Milanit, Nesta, e kupton pse Leonardo është bashkuar me rivalët Interin dhe thotë se braziliani gjithmonë do të ketë respektin e tij. Ai besoj se Leo nuk duhet të konsiderohet tradhtar sepse është bashkuar me Interin.
“Nëse e lëshon Milanin dhe pastaj menjëherë vjen thirrja nga Inter, a do ta refuzonit? Është normale për dikë që dëshiron të bëhet trajner për të udhëhequr Interin, nëse ata e kanë thirrur. Këto mundësi nuk vijnë çdo ditë dhe unë mendoj se Leonardo nuk është tradhtar. Në fakt ai pati guximin të thotë po dhe gjithmonë do të ketë respektin tim”.
Nesta e vazhdoi kontratën njëvjeçare me Milanin dhe do të vazhdojë të jetë edhe në sezonin tjetër me Milanin. “Janë disa objektiva më të rëndësishme përpara dhe shpresoj që të jem gati të luaj rregullisht. Natyrisht që dëshiroj të fitoj. Kur je në ritmin e fitoreve, atëherë nuk dëshiron të ndalesh kurrë”. përfundoi Nesta.
Edhe Luca Antonini, duke folur për Sky Sport 24, ka thënë se nuk dëshiron të hyjë në një përvojë të re, dhe është i gatshëm për sezonin e ri. ”Jeni duke festuar ende? – Jo, kjo është e mjaftueshme (qeshë Antonini), ne jemi duke pritur 6 gushtin për Super Kupën e Italisë”.
Nëse do t’i bashkoheni Pirlos tek Juve? – “Jo ,Jo, unë dua të qëndroj në Milan dhe jam mirë, kam ende tre vjet kontratë dhe nuk dua të largohem”, përfundoi Luca Antonini.
Thursday, 26 May 2011 20:38