Pas largimit të Valdanos nga posti i drejtorit gjeneral të Real Madridit dhe konfirmimit të Jose Mourinhos në pozicionin e trajnerit, kjo i jep atij më shumë fuqi në transferimet e lojtarëve.
Hipoteza në këtë rast është se “The Special One” do të dëshironte ta kishte sërish nën komandën e tij Samuel Eto’on. Portugezi, për sulmuesin e Interit është i gatshëm të paguajë 35 milionë, dhe me anë të këtyre parave Interi do t’i siguronte shërbimet e Alexis Sanchezit të Udinezes.
Marrëveshja është mjaft e vështirë për t’u arritur, sepse Moratti dëshiron ta mbajë kamerunasin, pas një viti të shkëlqyer tek neroazzurrët, ku shënoi 35 gola.
Ndërsa në një intervistë për “fcinternews”, agjenti i Ever Banegas, Marcelo Simonia, është ndalur të komentojë zërat e fundit që thonë se mesfushori argjentinas do të transferohet ne Inter.
“Është e vërtetë se Interi ka shprehur interesim per Banegan? – “E gjitha çfarë di është ajo që kam lexuar në gazeta”, tha agjenti.
Në anën tjetër, Manchester City i ka dhënë ultimatum skuadrës se Udinezes.
Klubi i sheikut Mansour, ka të gatshme 40 milionë euro për sulmuesin kilian Alexis Sanchez, dhe nëse kjo ofertë nuk pranohet nga skuadra friuliane, anglezët do të tërhiqen nga gara për 21-vjeçarin, e ardhmja e të cilit duket e përcaktuar. Ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, me një skuadër italiane, dhe kjo skuadër mund të jetë Interi.
Sa janë mundësitë që ai të transferohet në Itali, mbetet të shihet.
”Nuk mund të them në perqindje, por i di dëshirat e Banegas dhe mund të them se ai do të dëshironte të luante në Itali”.
Thursday, 26 May 2011 16:52