Ish-sulmuesi i Barcelonës, Gary Lineker ka thënë se Manchester United nuk mund ta mposhtë Barcelonën në finale të Ligës së Kampionëve dhe nëse Barcelona e merr iniciativën, atëherë do të fitojë.
Vetëm nëse Barcelona do ta ketë një natë të keqe, atëherë United mund të ketë rast për të fituar, përndryshe “Djajve” iu uroj fat, tha Lineker për BBC.
Ndërsa mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand beson se lojtari i Barcelonës, Gerard Pique, nuk do të ishte ky lojtar që është tani, nëse do të kishte qëndruar në Old Trafford, pasi loja angleze nuk i përshtatet stilit të tij.
“Djajtë e Kuq” kishin nënshkruar me Pique në vitin 2004, por pas katër sezoneve dështuese dhe me 23 paraqitje të vetme me klubin, spanjolli ishte shitur për 5 milionë euro tek Barcelona.
Që nga ajo kohë, ai e kishte mposhtur Unitedin në finalen e Champions League me Barcelonën, dhe me 31 paraqitje në këtë sezon, ai bëri një ndihmesë të madhe për të fituar titullin e tretë rresht me Barcelonën në La Liga.
“Çdokush e dinte se Pique kishte talent, por futbolli anglez është ndryshe. Nëse do ta pyesni tani atë se ku do të ishte po të kishte mbetur tek Manchester United, me siguri ai do të thoshte nuk e di”, u shpreh Ferdinand.
Në anën tjetër mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano, pret një ndeshje të vështirë kundër Manchester Unitedit, në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Në një finale nuk ka favoritë. Është vetëm një ndeshje, prandaj varet se si janë ekipet atë ditë”.
“Ne do të mundohemi të bëjmë gjithçka për të fituar, në 90 minuta, ose 120 minuta. Nuk e dimë se sa do të zgjasë, por ne besojmë në vetvete”, ka thënë ish-lojtari i Liverpoolit.
Bast i çmendur? Një shumë e majme kjo, por që duhet thënë mbrohet dhe nga bookmaker-sat të cilët parashikojnë një fitore te ekipit të drejtuar nga Pep Guardiola në këtë sfidë.
Ajo çka po e preokupon më shumë për momentin është skuadra e Manchester United dhe kjo pasi ka vënë një shumë marramendëse për fitimin e Ligës së Kampionëve nga skuadra kundërshtare e saj Barcelona.
Bëhet fjalë për një shifër prej 80 mijë sterlinash, rreth 92 mijë euro, të cilat janë vendosur nga një bastexhi anglez pikërisht për fitoren e Barçës.
Thursday, 26 May 2011 15:09